Fundjava ka shënuar një fluks të madh vizitorësh në plazhin e Golemit.
Turistë nga shtete të ndryshme të botës, si dhe shqiptarë nga Kosova, kanë zgjedhur bregdetin e Golemit për të pushuar, si një nga zonat që ofron gjithçka për një qëndrim të rehatshëm.
Plazhi i Golemit pritet të ketë një super sezon të suksesshëm këtë vit, ku pjesa dërrmuese e hoteleve kanë mbyllur prenotimet për periudhën e pikut të sezonit.
Golemi është një ndër destinacionet që ofron të gjitha kushtet, duke nisur nga siguria, kushtet optimale për pushime, ushqimi cilësor, shërbimi, si dhe një gamë të gjerë hotelesh — nga më luksozet deri tek ato më ekonomike, por me standarde të mira. Kjo ka bërë që ky destinacion të mbetet “on top”.
Pavarësisht disa kritikave, Golemi nuk e ka humbur asnjëherë besimin e pushuesve. Trendi i këtij fillim muaji prill i ka bërë të gjithë optimistë për një tjetër sezon të suksesshëm.
Më poshtë po përcjellim disa video të realizuara nga Nardi Barko me dron, me pamje mahnitëse nga Golemi.
E rregulluan derdhjen e ujrave të zeza nëbdet ?