Ish- "Koreja e Veriut e Evropës" po tërheq turistë dhe investitorë, në krye të të cilëve është familja Trump. Kritikat që Rama merr për këtë janë të pakuptueshme

20 Shkurt 2025, 09:33Turizëm TEMA

Ish- "Koreja e Veriut e Evropës" po tërheq turistë dhe

(Ky artikull është botuar në revistën zvicerane  Weltwoche- me botimet në Zvicër dhe Gjermani)

Nga Beqë Cufaj

Shqipëria është shndërruar në një destinacion turistik të njohur. Në vitin 2024, 11.7 milionë turistë vizituan këtë ish- "Kore të Veriut të Evropës", një rritje prej 15 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Në vitin 2023, për herë të parë u tejkalua shifra e dhjetë milionë vizitorëve. Turizmi, përkrah sektorit të ndërtimit, është faktori më i rëndësishëm i rritjes ekonomike dhe kontribuon me rreth 8 për qind në ekonominë e vendit. Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikojnë për Shqipërinë një rritje prej 3.4 për qind për vitin 2025. Të dyja organizatat vlerësojnë përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë në uljen e varfërisë, rritjen e punësimit dhe ngritjen e pagave.

Nga një mi gri në një panterë urbane

Përparimi i shpejtë i Shqipërisë mban vulën e kryeministrit Edi Rama. Ai drejton Partinë Socialiste të Shqipërisë (PS) që nga viti 2005 pa konkurrencë dhe ka qenë kryeministër i padiskutueshëm që nga viti 2013. Rama e ka identifikuar turizmin si shtyllën kryesore të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Dhe me të drejtë: ky vend, 70 për qind i mbuluar me male dhe kodra, ka një pasuri të jashtëzakonshme natyrore me plazhe ranore, guralecësh dhe shkëmbore në Adriatik, një hinterland ende të paprekur me monumente historike dhe një kryeqytet të gjallë.

Rama, i cili para se të hynte në politikë kishte bërë emër si piktor, i dha Tiranës një identitet të ri gjatë kohës që shërbeu si kryebashkiak nga viti 2000 deri më 2011. Ai e shndërroi qytetin, dikur një mi gri i epokës komuniste, në një panterë urbane, një metropol që sot gumëzhin nga jeta dhe moderniteti. Si kryeministri më jetëgjatë që nga rënia e diktatorit stalinist Enver Hoxha, ai është i vendosur ta ndryshojë Shqipërinë. Mjeti kryesor për këtë është turizmi.

Projekti më ambicioz: ishulli Sazan

Projekti më i shquar është zhvillimi turistik i ishullit Sazan në Gjirin e Vlorës. Ky ish-territor i ndaluar, që për dekada ka qenë një bazë ushtarake me një port nëndetësesh dhe një fabrikë armësh kimike, tani do të shndërrohet në një resort luksoz. Projekti, me një vlerë investimi prej 1.4 miliardë eurosh, po drejtohet nga një grup investitorësh të udhëhequr nga Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Vendimi i qeverisë Rama për t’i dhënë grupit të Kushnerit statusin e "investitorit strategjik" ka shkaktuar polemika të shumta brenda dhe jashtë Shqipërisë. New York Times, për shembull, dyshon se qeveria shqiptare kërkon të fitojë favore në Shtëpinë e Bardhë nën Trump. "Kjo ngjan me nepotizëm", citon gazeta një ish-zyrtare të administratës Obama. Megjithatë, New York Times injoron një fakt kyç: kur qeveria shqiptare miratoi planin e investimeve të grupit Kushner, në Uashington ishin në pushtet demokratët, të cilët, sipas përkatësisë ideologjike, janë të afërt me Partinë Socialiste të Ramës. Pra, ky ishte një vendim që kërkonte guxim dhe vizion.

Standardi i dyfishtë i Perëndimit

Projekti në ishullin Sazan, i cili për dekada ka qenë një grumbull rrënojash ushtarake dhe një zonë e mbrojtur por e pashfrytëzuar turistikisht, është një përpjekje ambicioze për të lidhur pavarësinë gjeopolitike të Shqipërisë me mundësitë e zhvillimit ekonomik përmes turizmit. Vendet e punës që do të krijohen në ndërtim, hoteleri, tregti dhe sektorin e shërbimeve, si dhe përmirësimi i infrastrukturës, do të sjellin përfitime të qëndrueshme për ekonominë shqiptare.

Në vendet perëndimore, kur politika krijon kushte që investitorët vendas dhe të huaj të investojnë në ekonomi, kjo shihet si një praktikë e mirë dhe e dëshiruar. Por kur një shtet i vogël ballkanik bën të njëjtën gjë, menjëherë ngrihen akuza për korrupsion. Kjo është një hipokrizi që, për fat të keq, është tipike për mënyrën se si mediat perëndimore raportojnë mbi Shqipërinë.

*Beqë Cufaj, shkrimtar -shqiptar nga Kosova, ka shërbyer si ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani nga viti 2018 deri në vitin 2021. Ai jeton në Berlin me familjen e tij.

Ish- "Koreja e Veriut e Evropës" po tërheq turistë dhe

23 Komente

  1. e
    eri

    Ama Cufja e ka shkruar???? Thame e kishte shkruar ndonje zvicerian. Por jo, jane me kembe ne toke ne Evrope.

    Përgjigjjuni
    1. x
      x

      Edhe ty kishim mangut o burre, te na marresh noj leke per keto pallavra te porositura nga propoganda e Rilindjes. O gazetar a analist, cfare dreqin je, a ke qene ne Shqiperi apo e ke me te degjuar. Ketu nen udheheqjen e ketij bablokut njerzit po ikin si ga nje murtaje, or taj pronat me te lakmuara po u falen invesitoreve strategjike madje perjashtohen edhe nga taksat, pensionet kane ngelur ne vend numero prej 12 vjetesh , pensioni mesatar i 330 pensionesteve ne muaj eshte sa nje shishe e vere qe pi cdo dite KM,njerzit kane nje shprese tek data 11 Maj dhe nqs fati i zi ben qe ta marre perseri KM atehere ky vend ka marre fund perfundimisht dhe nje eksod masiv e pret Shqiperine.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdogan

        Po njerzia vete e kane ne dore me 11 maj. Nuk eshte pune shprese, eshte pune votash. Nese OPOZITA (po kush opozite mor aman) do marr shumicen do te thote se bie qeverisja 12 vjecare e socialisteve. Po nese i fiton prape zgjedhjet, mos hani mut te thoni se i vodhi. Merni trastat dhe ikni pirdhuni nga Shqiperia se nuk jeni me shume se 200-300 syresh!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vezhguesi

          Sakte

          Përgjigjjuni
          1. k
            kureshtari

            Ky koment vlen tre muaj qe mos të komentosh se i prishet bukuria,më saktë nuk ka!

            Përgjigjjuni
        2. L
          Ladi

          Beqe Cufaj Sa je pague? Po foto e zv presidentit amerikan çlype aty

          Përgjigjjuni
          1. N
            Naimi

            Gazeta zvicerane Die Weltwoche u ble para disa vitesh nga rusofili i djathti Roger Köppel.Ky manjaku e largoi te gjithë stafin e gazetës dhe tash kjo javore është haptas në anën e Putinit të cilin Köppel e ka idhul. Edhe partia zvicerane e ekstremit të djathtë SVP,nuk pajtohet me këtë manjakun.Para disa muajsh ,kur erdhi Vucic në Zvicer ,Köppel i organizoi një pritje në një nga sallat e kesaj gazete.Die Weltwoche njihet me artikujt e shumtë kundra Kosovo Albaner dhe gjithmon ka mbrojtë politikat ruse dhe serbe dhe të njëjtën e vazhdon ta bëje edhe tash.Nuk e di çka i duhet në titull kjo gazete këti manjakut tonë?

            Përgjigjjuni
            1. Çunat e Pazarit të Ri, Tironë

              O anonimi me emër të "madh" Naimi, qenke pa asnjë informacion ose më mirë e saktë; qenke Komentues nga bodrumet e ish-SHQUP_it të *Bufit të Kënetës* ose të *Doctor Vdekjes* Sali Karaxhiç (Berisha). Ne në Tironë, qytetarë me breza të kryeqytetit të shqiptarëve, kemi dhe thënien; MJER KUSH BUDALLALLIKUN E KA PËR ZEMËR, SE VEN NUK ZEN KËRKUN E VEMJE NGELET DERI N'VORR.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luzern

                O pazarxhi po ama pazare na shete.Roger Köppel ishte Nazionalrat i partis se djathte SVP,per nje mandat.Ai nuk kandidoj,me se nuk kishte perkrahjen e partise ,per paraqitjet e tije shume ekstremiste,pro ruse.Ata qe shkruan Naimi ,nuk ua heki as nje presje

                Përgjigjjuni
          2. V
            VK

            Nuk ka gje me te peshtire se autokratet perpos "gazetareve" qe ju servilosen dhe ju thurin lavde.

            Përgjigjjuni
            1. t
              tao lali pederasta

              po shume mire bequa merr dhe ca leke nga xhepat tone

              Përgjigjjuni
              1. Çani dhe luga e çorbës së prishur

                Si spjegohet qe ne kete portal, " komentojne" ne shumice " mjeshtrat " e fjales se " lire "? Qe jo vetem nuk dine te shkruajne, por vetem lehin me fjalor te piset?! Qe vetem njerez nuk mund te quhen?! Perse ju jepet gjithe hapesira ketyre mbetjeve toksike te shoqerise, qe nuk te ngjallin asnjelloj shprese, se ndoshta nje dite mund te behen njerez?!

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Ramush Tambush

                  Ku eshte "perparimi i shpejt i Shqiperise" ? Papunesia rshte ne rritje. Pensionet jane qesharake, krahu i punes po ikin jashte ! Propaganda e Rames me kujton Parrullen Shqiperia fanar ndricues ne buze te Adriatikut. Po sistemi politik i zgjedhjeve me listat e mbyllura cenon demokratizimin e Partive, rrjedhimish, qarkullimin e elitave! Po perdersa nuk ka opozite Rama do te hedh shurren perpjete !

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    emigranti

                    Po ti marresh statistikat nga nevojtorja e Berishes, atehere numrat jane ato qe ke thene. Ama, po qe se i merr keto numra nga Instituti i Statistikave, shifrat jane shume me te ndryshme qe nuk do ti pelqejne stanit te doktorr mortjes. Pensionet jane vertet qesharake, por keshtu eshte ne te gjithe boten. Une sapo dola ne pension ne Kanada dhe pensioni baze me doli 472 dollare ne muaj. Me kaq para nuk paguaj dot as qerane. Qe te ta ftilloj pak kujtesen, emigracioni masiv nga Shqiperia filloi ne kohen e Salihut, sidomos ne 97-ten u larguan qindra mijera shqiptare, pasi nuk donin te vdisnin per bythen e Saliut qe shkaterroi vendin dhe hodhi veriun kunder jugut duke shkaktuar mese 2 mije te vdekur e kushedi se sa te gjymtuar. Shkurt, emigracionin nuk e filluam ne kohen e Rames, por shume kohe para tij. Pastaj kush ja ka fajin gomereve qe ikin jasht duke punuar per te paguar qerate e banesave ku jetojne me disa te tjere, kur ne vend ka pune qe ato nuk i preferojne. Vitin e shkuar isha ne bregdet dhe pashe punetore filipinas dhe indjane qe punonin neper rrezorta. Listat e mbyllura ne zgjedhje nuk i vendos Rama, por jane bere me konsensus me te gjitha partite qe ne kohen kur PD-ja ishte shumice ne parlament. E fundit, ato parrullat mbi fanaret e Enverit duhet me ja kujtu Sales se ai ka qene nga ato qe bente luften e klasave ne sektorin e shendetit si sekretar i PPSH-se dhe bythelepiresi i Enverit. Zotrote duhet me qene i ri dhe me siguri i ardhur ne Tirane, por une qe jam lindur e rritur ne Tirane me breza e di me mire se kush ka qene komunisti i pare ne qytetin tim.

                    Përgjigjjuni
                  2. Çika

                    O X? Po çfarënkuptove nga artikulli që ka shkruar ky Cufja ?? Po mirë more X që mirë bënë që ke vënë këtë pseudonim as gjë nuk të intereson në këtë artikull? .Për ju dhe për matematikën X është një rezultat i pa njohur dhe në faktë as gjë nuk ke kuptuar dhe nuk mund ta imagjinosh se cili do të jezë rezultati i ketij ivestimi gjigant në një zonë që është perlë ,.Dhe në qoftë se do të realizohen këto fonde ekonomia jonë do të përfitojë shumë . Por sa keq kur të gjykon një X që në të vërtetë nuk e di përfundimin deri sa të bëhen të gjitha dhe të shifet rezultati As unë nuk jam ekonomist por diçka kuptoj dhe e gjykoj si një ndërmarje pozitive .Po të çlirohesh nga kllapat e anësisë politike dhe të pyesësh një ekonomist do të marësh një përgjigje që do të kënaq dhe jam i bindur që do të reflektosh në se nuk je opozitar ekstremistIshalla je i ri dhe do ti përjetosh këto zhvillime pozitive për të mirën e popullit dhe tëfamiljed tënde Prespektiva ju takon brezit të ri dhe kjo do të ndodhë

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Iliria dhe fiset ilirike.

                      Ishulli Sazan eshte nje ishull pa investime aspak merite e rames por nje mareveshje te cilen e beri per reklame. Mos mundoet aspak ai pinok sorosist te ngjyrosh veten proamerikan.

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jeni

                        ....beqe.....cufaj.... ..... ne emer dhe mbiemer duket si zog gamori .....

                        Përgjigjjuni
                        1. l
                          labi

                          Ndoshta ishim si Koreja veriut,ose jo po te pakten gruaja qe fusje ne shpi ose anasjelltas ishte Shqiptar,ishim fukarenj po kishim nder,nuk ishim si ky ne foto qe ka marr mender Indianen e ka fut ne shpi e del i jep mend botes.Trump 4 vjet eshte e shkon per lesh po ky derdimen ca do bej,ka kaluar nje femijeri te veshtire eshte bullizuar nga shoket prandaj e ka kete frustrim dhe urrejtje,do tallet Macroni me kete.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Ramush

                            BIR BIR Selmsni i nenes !Ke te qash dhe ke te lesh, Nuk jam me Berishen kriminelin e shqiptarevr. Voten Rames do tja jap. Por Rama, ka deshtuar mburret por nuk e kupton se detyren ka bere ! Nuk ka bere gjene jashtezakonshme ! Se po te ishte sshtu nuk ikin shqiptaret nga Atdheu ! -" Kam cu trenin, ne orar!" Mburej drejtori i Hekurudhes ne Durres ! . Po kjo eshte detyra e jote mor hajvan ( Estrada e Dursit)

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Zyko

                              Ha ha. Cfare gallate! Nen udheheqjen e pjelles se Enverit , shokut Edvin, shqiperia ka perparuar shume: - korrupsion i papare. - braktisja e vendit si asnjehere tjeter nga te rinjte. - shkaterrimi i bujqesise, arsimit e shendetesise. - mbushja e burgjeve me qeverritare. - paaftesi ne menaxhimet e fondeve. - cmimet me te larta edhe se ne vendet e bashkimit europian. - varferimin dhe denigrimin e pensionisteve. - etj. Etj. Etj. Shqiptare. Mjaft me hajdutet e shkaterruesit e shqiperise! Votoni partite e reja!

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Julio

                                Shum bukur e keni shpjeguar, dhe ai ose ata që nuk duan ta kuptojnë, të kuptojnë se përfitimet nga ky investim, në rradhë të parë, do ta kenë vetë populli vlonjat, ku mis degdisen fëmijët për punë jashtë vëndit. Aty do jetë një industri pune, ku të gjitha kadegoritë e punës, do thithin elementë për ta mbajtur atë biznes. Nderkohë po mbaron dhe aeroporti, një tjeter mundesi punsimi dhe atraksioni për jugun. Këta të dyshuarit se po i mer rama, po i mer trumpi, janë një soj me fabulën, ç’far uji i ke dhënë gomarit, keq me sazan e keq pa sazan.

                                Përgjigjjuni
                                1. g
                                  goshi

                                  E mor zoti Beqë i revoltove shpellarët e Sali non gratës shiko çfar komente bëjnë por mos jua ve re se me fjalën shpellar i kupton çfar janë....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. s
                                    sapa

                                    Te konsiderosh sukses turizmin kur vendasit braktisin atdheun e tyre?

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje