“Mirror”: Amerikanët zgjedhin Shqipërinë për të jetuar

12 Nëntor 2025, 19:12Turizëm TEMA
“Mirror”: Amerikanët zgjedhin Shqipërinë për

Vit pas viti, Shqipëria po zgjidhet nga të huajt jo vetëm për turizëm, por po preferohet edhe për të jetuar. Këtë e dëshmon artikulli i fundit i britanikes “Mirror”, e cila ka publikuar historinë e një çifti amerikan që kanë zgjedhur vendin tonë për të jetuar prej dy vitesh.

Sandra dhe Jeff Mayernik, që jetonin në Oregon të SHBA-së, ku ndiheshin të rraskapitur ndërsa luftonin për të përballuar shpenzimet e larta të jetesës, shitën gjithçka që zotëronin përpara se të vendosnin të emigronin në nëntor të vitit 2023 për të jetuar në “Maldivet e Evropës”, në Shqipëri.

“Mirror” shkruan në artikull se dy amerikanët vizituan shumë destinacione, përfshirë Portugalinë, Spanjën, Francën, Meksikën dhe Argjentinën, por aktualisht janë vendosur në Shqipëri.

Dy shtetasit amerikanë tashmë jetojnë në Sarandë, të cilën “National Geographic” e ka quajtur “Maldivet e Evropës”, ku riviera shqiptare është vlerësuar për brigjet e saj me rërë të bardhë, qytete antike dhe vendbanime piktoreske.

Por pavarësisht peizazhit mahnitës që i rrethon dhe kostove më të ulëta të jetesës, ata shprehen me shaka se kanë identifikuar dy anë problematike, siç janë monedha Lek dhe gjuha shqipe, që sipas tyre i vë shpesh në vështirësi.

Megjithatë, pavarësisht këtyre pengesave, Sandra dhe Jeff Mayernik po shijojnë avantazhet që sjell stili i tyre i ri i jetesës, disa herë më pak stresues se në Amerikë dhe, mbi të gjitha, kostot janë shumë më të lira, si pijet alkoolike apo produktet ushqimore të përditshme.

10 Komente

  1. K
    Klimax

    Për një çift qënka muhabeti?!!!! Dhe unë mendova se miliona amerikanë ju vërsulën Shqipërisë si dikur europianët drejt Perëndimit të Largët!!!!

    Përgjigjjuni
    1. t
      turpi

      ca i keni kto budalliqe,

      Përgjigjjuni
      1. t
        turpi

        ca i keni kto budalliqe, beni propagande qeverie

        Përgjigjjuni
        1. t
          turpi

          ca i keni kto budalliqe,

          Përgjigjjuni
          1. t
            turpi

            ca i keni kto budalliqe, beni propagande qeverie

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vl

              Ore per pushime po po per te jetuar i bje ca si keq se ketu shendetsia eshte per cope ushqimi i pa kontrolluar si i bje qe due te jetojn ketu

              Përgjigjjuni
              1. A
                Alex

                Ka or ka qe vine edhe per te jetuar ketu,madje ka qe shkojne e jetojne dhe ne fshatra …atje u pelqen , jane ngopur me metropolet..

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Normal ata shijojne jeten ! aty ku ju pelqen

                  Normal eshte mese e vertete qe jane te ngopur me metropolet... Por mos te harojme se ata qe vijne per te jetuar , kan edhe buxhetet e tyre plote.... Jepuni atyre nga nje rroge qe marin shqiptaret apo nga nje pension sic marin shqiptaret qe jetojne aty ! atehere do ta shikoni qe nuk do ju ngelet asnje aty, te gjithe ne rrjeshte me vrape do te largohen... Perjashto nje pjese qe punojne ne Onlien dhe kane te ardhura te mjaftueshem per te jetuar aty... normal ne shqiperi po te keshe buxhetin ok, normal qe jetohet....kure te lodhen me jetesen aty, ja fusin diku ne ndonje vend tjeter... Nje jete kane secili dhe kuhs ka mundesi ta argetoje jeten perse ? jo... Evropianet e kane ne terezi...apo dhe Amerikanet...

                2. a
                  a.a

                  ju ne Shqiperi (nje pjese) vetem ne toke nuk jetoni, jeni ne ajer....

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje