
Temperaturat në lartësinë 850 metra mbi nivelin e detit janë me të favorshme sa i takon shmangies së të nxehtit përvëlues të këtyre ditëve dhe pa diskutim që Voskopoja është një prej destinacioneve që ofron një klimë shumë të favorshme sidomos për ti shpëtuar vapës.
Gjatë ditës është shumë e lehtë të kuptosh që është rritur ndjeshëm numri i vizitorëve, si vendas ashtu edhe të huaj që ia janë drejtuar Voskopojës për ta vizituar, për të shijuar jo vetëm bukurinë e fshatit por edhe klimën e veçantë që ofron. Natyra e gjelbër, rrugicat me kalldrëm të ndërthurura me destinacione të ndryshme historike dhe kulturore janë aktivitetet kryesore që i bënë pushuesit të drejtohen drejt Voskopojës jo vetëm në fundjavë.
Ka të tjerë që zgjedhin të kalojnë edhe pushimet e verës. Pushues të fshatit të pohojnë se do të qëndrojnë për të paktën dhjetë ditë, por ka edhe të tjerë që do të qëndrojnë edhe më gjatë.
Të gjithë janë të kënaqur sepse janë larg të nxehtit përvëlues.
I nxehti afrikan prej disa ditësh tashmë ka pushtuar vendin tonë, rajonin por edhe pjesë të ndryshme të Evropës, kryesisht atë jugore.
Ky i nxehtë pritet të zgjasë për të paktën tre javë.
Kur diplomën ta ka marrë babi me leka të duket voskopoja 850 m mbi nivelin e detit. O injorantë gazetarë të pashkolluar që hani bukën kot dhe ju gazeta qesharake. Hapni gjeografinë e Shqipërisë të paktën që të mësoni se Korça është 850 m mbi nivelin e detit ndërsa Voskopoja arrin në 1200 m.. O të paaftë !! Budallallëkun tuaj po ja u ngjitni dhe të tjerëve sepse besojnë çdo lloj budallallëku që shkruan.... Na i shpifët.... Gazeta qesharake
Modern Moscopole is located 21 km from Korçë, in the mountains of southeastern Albania, at an altitude of 1160 meters, and is a subdivision of Korçë municipality