Rënia e euros po i dëmton, operatorët turistikë kërkojnë shtyrjen me 2 javë të sezonit turistik

10 Korrik 2023, 21:40Turizëm TEMA

Rënia e euros po i dëmton, operatorët turistikë

Fillimi i sezonit turistik me vonesë për shkak të situatës së vrullshme të shirave në muajt prill, maj i ka nxitur operatorët turistik të kërkojnë zgjatjen e sezonit veror 2023 deri në fund të shtatorit. Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani thotë se hotelet e kanë hedhur këtë ide për të mbuluar humbjet e vitit.

“Hotelet kanë hedhur idenë e shtyrjes së sezonit. Mesa di deri më tani shkolla do të fillojë në 12 shtator dhe rifillimi i shkollës pret si me thikë përsa i përket turistëve shqiptarë. 

Dhe kjo është një humbje shumë e madhe për bregdetin sidomos për jugun, Dhërmiu, Ksamili etj. Dhe është hedhur ideja që të shtyhet sezoni me një javë apo dy javë që të konsumohej i gjithë shtatori”, tha ekspertja e turizmit, Flora Xhemani, për A2.

Të ndodhur tashmë me humbje për shkak të  rënies së euro por dhe nga kontratat “all inclusive” të kryer një vit më parë i ka bërë këto shërbime turistike të regjistrojnë 20-30% fitime më pak këtë sezon veror.

Sipas ekspertes Xhemani kjo humbje po rikuperohet me çmimet e larta të vendosura:

“Kudo në botë në pikun e sezonit çmimit janë më të larta se sezonet e tjera. E dyta rënia drastike e euros që ka shkuar pothuajse e barabartë me lekun ka bërë që të gjitha çmimet të rriten, të ofrohen kryesisht në lekë dhe të kompensohet humbja e mundshme. 

Të mos harrojmë që kontratat e turizmit all inclusive bëhen një vit më parë dhe u bë që në 2020 që këto kontrata janë me 20-30% ulje. Dhe hotelet punojnë dy muaj dhe diku duhet ti kompensojnë këto humbje.”

Sezoni turistik pritet të kulmoj në muajt korrik dhe gusht. Në 5 muajt e parë të vitit vendin tonë e kanë vizituar rreth 2.3 milionë të huaj.

4 Komente

  1. a
    a.a

    nuk e kuptova zgjidhjen qe afron kjo zonja.... kerkon te shtyhet fillimi i shkolles qe te fitojne hotelet? shpresoj ta kem kultuar gabim ose ndryshe juve ne shqiperi iu paskan zjere trute nga vapa....

    Përgjigjjuni
    1. D
      Deti

      Na kanë ça trapin operatoret turistikë,një here nuk ka turist një here ngrenë çmimet një here ra euro.Te ju ta kemi mendjen barkderra të fëlliqur

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Është forcuar shumë ekonomia shqiptare, prandaj shvleftesohet euro, ka thënë guvernatori pupac i BSH.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hajdari

          Ofroni sherbimet ne Lek Shqiptar, ja u QR.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje