Turizmi në Libohovë, rritje 10% krahasuar me vitin e kaluar

23 Shtator 2025, 16:30Turizëm TEMA
Turizmi në Libohovë, rritje 10% krahasuar me vitin e kaluar

Në zemër të jugut, Libohova po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion turistik të preferuar. Sipas specialistëve të turizmit, Bashkia ka shënuar këtë vit një rritje me 10% të vizitorëve krahasuar me sezonin e kaluar, duke treguar një interes në rritje për historinë, natyrën dhe mikpritjen që ofron kjo zonë.

Numri i turistëve është në trend rritje, me hapjen e bujtinave te reja dhe me restaurimin e aseteve turistike, turizmi sa vjen dhe ka interes për të vizituar territorin e Libohovës. Zonat rurale kanë më shumë frekuentim për shkak natyrës”, u shpreh Arjan Çano, specialist i turizmit në Bashkinë Libohovë.

Specialisti i turizmit Arjan Çano thekson se Libohova po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, falë trashëgimisë kulturore, mikpritjes dhe peizazheve natyrore të veçanta. Sipas tij, përmirësimi i infrastrukturës dhe promovimi i vazhdueshëm kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e vizitueshmërisë.

Janë të njohura si qyteti ashtu dhe zonat rurale por ka më shumë interes për Kishën e Labovës”, tha ai.

Një pjesë e rëndësishme e këtij zhvillimi vjen nga zonat rurale të Bashkisë Libohovë, të cilat po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë falë qetësisë, kulinarisë tradicionale dhe natyrës së paprekur. Specialistët besojnë se këto zona kanë potencial të madh për zhvillimin e turizmit rural dhe ofrojnë mundësi të reja ekonomike për komunitetin lokal./rtsh.al

Lini një Përgjigje