Edhe gjatë muajit shtator, Korça dhe qytete të tjera të juglindjes kanë pritur një numër të lartë turistësh nga vendet e Evropës Perëndimore, të cilët kanë treguar interes të veçantë për trashëgiminë kulturore dhe historike. Ndër ta ka pasur edhe vizitorë gjermanë, disa prej të cilëve janë rikthyer në Korçë pas shumë vitesh, duke vlerësuar ndryshimet dhe mikpritjen që ofron qyteti.
“Vij nga Gjermania dhe nuk është hera e parë që vij pasi kam qenë në Korçë edhe para 18 vitesh, shoh që ka ndryshuar. Mendoj se Korça ofron një qetësi ndryshe nga Tirana”, u shpreh një turist.
“Është hera ime e parë që vij, isha në Tiranë dhe ishte një qytet modern ndërsa këtu në Korçë ndjehet që është një qytet më tradicional”, tha një turiste tjetër.
Sipas operatorëve turistikë, pjesa më e madhe e turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë janë të informuar mbi historinë dhe vlerat kulturore të vendit tonë.
“Ajo që shihet më tepër sidomos vitet e fundit turistët kanë njohur të gjerë në lidhje me historikun e Shqipërisë”, u shpreh një operatore turistike.
Operatorët turistikë raportojnë se gjatë këtij sezoni veror juglindja është vizituar nga mbi 100 mijë turistë, rreth 10% më shumë se një vit më parë, ndërkohë që rezervimet vijojnë deri në fund të muajit tetor./rtsh.al
Lini një Përgjigje