Mikpritje dhe kulturë në Korçë, grupet nga Spanja dhe Gjermania zgjedhin qytetin juglindor

6 Shtator 2025, 20:53Turizëm TEMA
Mikpritje dhe kulturë në Korçë, grupet nga Spanja dhe

Korça po vazhdon të fitojë gjithnjë e më shumë vëmendjen e vizitorëve të huaj. Së fundmi, dy grupe turistësh, një nga Spanja dhe një tjetër nga Gjermania, kanë zgjedhur qytetin juglindor si destinacionin e tyre të udhëtimit.

Ata janë ndalur për të vizituar pikat më të rëndësishme kulturore e historike, si Muzeu Mesjetar, Pazari i Vjetër dhe Katedralja, ndërsa kanë shijuar gjithashtu atmosferën e ngrohtë të rrugicave karakteristike dhe gatimet tradicionale korçare.

“Ne jemi një grup që vijmë nga Madridi. Vij në Shqipëri për herë të parë dhe po na pëlqen shumë. Ajo që shohim Korça është një qytet shumë i bukur. Ajo që na ka bërë përshtypje është pastërtia dhe mikpritja. Guida na tha se Korça është edhe një qytet me kulturë dhe do të ndalemi tani të vizitojmë Muzeun e Arsimit, shpresoj të na pëlqejë. Mua ma rekomanduan miqtë e mi që të vija të vizitoja Shqipërinë.”

“Edhe unë vij nga Spanja dhe po e bëjmë këtë udhëtim për të mësuar më shumë për Shqipërinë dhe kulturën e saj. Korça po më pëlqen shumë, ushqimi këtu është shumë i shijshëm dhe do kthehem në Madrid me disa kilogram më shumë”, u shprehën disa nga turistët.

Operatorët turistikë theksojnë se Korça po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për të huajt, falë kombinimit mes historisë, artit, kulturës dhe mikpritjes. Sipas tyre, ky është një tregues i qartë se turizmi në qytet po njeh një rritje të qëndrueshme dhe premton zhvillim edhe më të madh në të ardhmen./rtsh.al

Lini një Përgjigje