Qytetarë e turistë shijojnë plazhet e Himarës edhe në shtator

2 Shtator 2025, 09:09Turizëm TEMA
Qytetarë e turistë shijojnë plazhet e Himarës edhe në

Muaji shtator ka nisur me kohë me diell dhe vija bregdetare është e mbushur me turistë, veçanërisht Himara.

Kreu i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, publikoi pamje nga plazhet e qytetit, të mbushura plot me pushues.

“Shtatori ka nisur me diell, qytetarë e turistë të cilët vazhdojnë të shijojnë plazhet e Himarës”, shkroi Tavo në profilin e tij në rrjetet sociale.

Agjencia Telegrafike Shqiptare po ashtu sjell pamje nga Riviera Shqiptare, e cila është e mbushur me pushues vendas e të huaj.

Himara, edhe në këtë sezon turistik, regjistroi shtim të mëtejshëm të fluksit të vizitorëve vendas dhe të huaj. Përveç plazheve me ujë të kristaltë, një nga pikat e forta turistike të Himarës është edhe kalaja e saj, e cila ofron një pamje të mrekullueshme nga zemra e rivierës shqiptare.

Turistët e huaj kanë vlerësuar bukurinë e natyrës por edhe historinë e këtij qyteti, thesar i trashëgimisë kulturore, shkruan atsh.

Gjatë muajit gusht, Kalaja e Himarës përfundoi ndriçimin dekorativ, duke i dhënë jo vetëm dritë, por edhe ngjyra që e bëjnë më madhështor këtë monument mbi 3500-vjeçar. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha se ky ishte një investim që i rrit vlerën turistike Himarës.

Lini një Përgjigje