VIDEO/ “Vajzë Fest 2025” mbyll edicionin e tretë: tri ditë këngë, valle e art në zemër të Lumit të Vlorës

26 Gusht 2025, 20:32Turizëm TEMA
VIDEO/ “Vajzë Fest 2025” mbyll edicionin e tretë: tri

Mbrëmja e së dielës ka shënuar mbylljen e edicionit të tretë të “Vajzë Fest”, një aktivitet artistik mbresëlënës, që për tri ditë me radhë mbushi me këngë, valle dhe art krahinor zonën e Lumit të Vlorës.

Një edicion që i përmbushi të gjitha pritshmëritë sipas njërit prej organizatorëve regjisorit, Armand Bora. “Vendosim pritshmëritë tona, por ato janë tejkaluar. Pa dyshim falë miqve që vijnë, falë popullatës së Vajzës, por edhe të fshatrave përreth,” tha z. Bora.

Festa bëri bashkë personalitete e banorë të shumtë, të cilët vlerësuan traditën e kësaj treve dhe përcjelljen e saj brez pas brezi.

 “Vajzë Fest 2025”, është tashmë një kthim i i përvitshëm i një besëlidhjeje me rrënjët, është ftesa për ta parë vendlindjen jo vetëm si kujtim, por si skenë të shpirtit dhe krenarisë sonë kombëtare.

 

 

 

1 Komente

  1. L
    Laura

    Iniciative shume e bukur! Nena ime e reciton shpesh “ Hanko Halla” Dhe kujton te jatin qe ia kishte mesuar qe e vogel. Perballe amantia ndodhet Bolena dhe Beuni ku u mblodh laberia dhe paria e vlores ne 1920. Jane vende ku cdo gur flet dhe bukuria e natyres ben gare me ate te njerezve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje