Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, rezulton se përgjatë muajit korrik kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 2.6 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Nëse e krahasojmë me korrikun e vitit të shkuar, shohim se numri i shtetasve që ka hyrë ka pësuar një rritje prej 1.5%.
Sipas të dhënave, rezulton se rreth 837 mijë nga këta shtetas ishin shqiptarë, numri i të cilëve ka pësuar një rritje prej 3.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Ndërkohë, për shtetasit e huaj, rritja është më e zbutur, vetëm 0.4%, duke bërë që për këtë muaj të hyjnë në vend rreth 1.8 milionë shtetas të huaj.
Ndërsa për sa i përket daljeve, rezulton se rreth 2.57 milionë shtetas kanë dalë nga territori, duke pasur një rritje prej 9.6%. Rezulton se nga këta shtetas, rreth 782 mijë ishin shqiptarë, me një rritje prej 11.1% krahasuar me korrikun e vitit 2024. Ndërsa rreth 1.79 milionë të huaj kanë dalë nga territori shqiptar me një rritje prej 9%.
Nëse i referohemi periudhës 7-mujore (Janar-Korrik), rezulton se kanë hyrë gjithsej 6.58 milionë të huaj, me një rritje vjetore prej 3.5%. Për sa i përket origjinës së tyre, për muajin korrik rezulton se 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës. Europa Jugore zë 68% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti evropian, ndjekur nga Europa Perëndimore me 12%.
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj në 99% të rasteve është për qëllime personale. Ndërkohë, hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale janë rritur me 15.6%. Gjithashtu, për këtë muaj edhe vizitat për qëllime fetare kanë shënuar rritje.
Turizmi ndihmon, por nuk behet Shqiperia vetem me turizem. Duhet INDUSTRI per te prodhuar qe t'a beje vendin me mireqenie te mire.
Të huajt vijnë dhe largohen. Shqiptarët largohen dhe nuk kthehen.
Te huaj? Me shume se gjysma jane Shqiptare.me pashaporta te huaja!