Fluks në Portin e Sarandës, numri i udhëtarëve gjatë gushtit arrin 7.300 në ditë

18 Gusht 2025, 11:03Turizëm TEMA
Fluks në Portin e Sarandës, numri i udhëtarëve gjatë

Porti detar i Sarandës është një nga pikat më të rëndësishme hyrëse për turistët.

Sipas përgjegjësve të përpunimit të anijeve ky shtatëmujor ka pasur rritje me 20% më tepër, me një numër rekord pasagjerësh, plot 345.476.

Vitin e kaluar ishin 295 mijë,” thotë Hatixhe Ismaili, përgjegjëse e përpunimit të anijeve në Portin e Sarandës.

Gjatë gushtit numri i udhëtarëve shkon në 7.300 në ditë, por ky fluks i lartë udhëtarësh e vë portin përballë sfidave të mëdha këtë sezon veror.

Gjatë këtyre muajve janë 9 tragete që punojnë dhe në dispozicion janë vendosur 16 orare nisje-mbërritjeje.

Zakonisht grumbullohen të gjithë për t’u larguar nga Porti i Sarandës paradite. Ora 10:00 është fluksi maksimal i njerëzve të cilët përpunohen në terminal. Mund të arrijnë deri në 1 mijë veta, që nisen dhe mbërrijnë nga Korfuzi,” tregon znj. Ismaili.

Saranda po kthehet çdo vit e më shumë në një nga destinacionet më të kërkuara për pushime verore, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për mijëra turistë të huaj.

1 Komente

  1. T
    Turist fasule

    Turirzmi ( moins cher) i lire nuk besoje qe eshte shume fitimprutes , vecse ndotin ambientin. Turist qe konsumon fasule apo shikone çmimin eshte me mire mos te vijne . Pasi do kesh numer te madhe levizjesh njerzore dhe pak shpenzime. Turisti me çadre nuk eshte turist eshte ndotes Turiste me mobilcar (roulo ) nuk eshte turist eshte perfitues . Turisti nga Polonia , Çekia pa llogaritur keta qe kemi rrotull nuk jane turist , nuk kane te ardhura te shpenzojne dhe varferin é kamuflojne me mungesen e sherbimit , ata nuk kane lek ai thote nuk me sherbeu mire PO çfare ti sherbesh nje varfanjuku qe thote do shkoje ne plazhe dhe do shpenzojne 5 euro ne dite joooo keta duhen denuar me mire pak turist dhe qe shpenzojne se sa shume e per lume se sjellin viroza

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje