Rekord vizitorësh në Butrint! Mbi 44 mijë vizitorë vetëm gjatë korrikut, 82% më shumë se një vit më parë

17 Gusht 2025, 14:24Turizëm TEMA
Rekord vizitorësh në Butrint! Mbi 44 mijë vizitorë

Parku Kombëtar i Butrintit po mirëpret gjatë muajve të verës një numër të lartë turistësh nga vende të ndryshme të botës. Gjatë ditëve të gushtit, ky destinacion i njohur historik dhe natyror shënon një rritje të ndjeshme të vizitorëve, duke tërhequr vëmendjen e turistëve me interes të lartë për trashëgiminë kulturore dhe peizazhet e mrekullueshme.

“Parku ishte një përvojë e mrekullueshme. Pamjet, natyra dhe gjithçka e ruajtur  mirë  e bëjnë këtë vend shumë mbresëlënës. Ndihem me fat që e vizitova.”

“Është hera e parë që udhëtojmë së bashku si familje dhe vendosëm të vijmë në Shqipëri. Ishte një zgjedhje e shkëlqyer, parkun e kishim parë në fotografi kështu vendosem ta vizitonim nga afër , ka natyrë të shkëlqyer ”, thanë disa nga turistët e huaj.

Vetëm gjatë muajit korrik, Parku Kombëtar i Butrintit u vizitua nga 44,555 turistë, një shifër që përfaqëson një rritje prej 82% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tregon një trend të fortë rritjeje në interesin e vizitorëve për këtë destinacion unik në Shqipëri.

“Përpara se të vinim në Shqipëri, e kishim planifikuar udhëtimin tonë dhe kishim thënë se duhej patjetër të vinim në Butrint për të parë këtë park, i cili  bënte pjesë në 5 vendet që duhen vizituar patjetër në Shqipëri dhe dua të them se nuk na zhgënjeu”.

“Këtu gjithçka duket fantastike. Më pëlqen ndërthurja e historisë me natyrën. Është një vend që të mbush me qetësi dhe energji pozitive”, thanë turistët.

Rritja e numrit të turistëve gjithashtu nxit zhvillimin ekonomik lokal, duke krijuar vende të reja pune dhe duke përforcuar bizneset e vogla dhe shërbimet turistike. Kjo kontribuon në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të rajonit, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm.

3 Komente

  1. L
    Lol

    Megjithe vizitoret dhe te ardhurat qe sigurohen fondacioni qe ka marre Butrintin nuk ka investuar as edhe 1 euro. I gjithe parku eshte bere nje kosh I madh mbetjesh nga ferrat e pemet e prera. Tabelave u kane rene shkronjat. Shkurt eshte kthyer ne bankomat.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Po pse per cfare e moren? Qoka e rradhes e Rames per fondacionin. I ke pare se cfare rrogash kane ata?

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bredhi

      Po po. Po plaku Mere cfare muti ha.Ju befte harram edhe muti

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje