Shkodra dhe Shqipëria po kthehen gjithnjë e më shumë në destinacione të preferuara për turistë nga e gjithë bota, të cilët mbeten të mahnitur nga bukuritë natyrore, trashëgimia kulturore, historia dhe mikpritja tradicionale shqiptare.
Vizitorët e huaj i rekomandojnë kujtdo që të vijë këtu, të përjetojë plazhet piktoreske, majat malore, liqenet e qeta dhe pasurinë e monumenteve historike.
“Gruaja ime është shqiptare dhe erdha të vizitoj familjen e saj. Kjo është hera e dytë që vi në Shqipëri. Jugu është i bukur, ndërsa Shkodra ka histori shumë të bukur”, shprehet turisti.
“Është hera e parë në Shqipëri dhe në Shkodër. Tani të vizitosh Shqipërinë është shumë trend. Kemi pjestarë të familjes që jetojnë në tiranë. Ata janë shumë të lumtur dhe na ftuam ta vizitojmë. Ne jemi nga Spanja dhe mendoj që ka aspekte të ngjashme”, tha turistja.
Një emocion të veçantë e përjetojnë edhe emigrantët shqiptarë, të cilët pas shumë vitesh rikthehen në vendlindje dhe shohin ndryshimet pozitive në qytetin e tyre.
Muaji gusht ka sjellë një fluks të lartë vizitorësh në Shkodër. Këtë e tregojnë edhe shifrat e bizneseve akomoduese, agjencive turistike, muzeve dhe zonave të tjera turistike, të cilat raportojnë rritje të ndjeshme të frekuentimit./rtsh.al
Lini një Përgjigje