Vera është simbol i pushimeve, diellit, plazheve dhe aventurave të paharrueshme.
Turistët çdo vit kërkojnë destinacione të reja dhe emocionuese për të eksploruar, dhe Shqipëria kohët e fundit është kthyer në një nga vendet kryesore për tu vizituar. Kështu shkruan e përditshmja spanjolle “Super Deporte” për vendin tonë.
E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria ofron një ndërthurje të historisë, kulturës dhe peizazheve mahnitëse. “Super Deporte” e përshkruan si një destinacion magjepës të pazbuluar më parë.
Me bregdetin e Adriatikut dhe Jonit që sipas medias spanjolle rivalizojnë plazhet e Greqisë dhe Italisë dhe me histori të pasur që daton mijëra vjet më parë, me ndikime nga qytetërimet ilire, greke, romake dhe osmane.
Qytete si Butrinti, një vend i trashgimisë botërore të UNESCO-s shkruan “super deporte” u ofrojnë vizitorëve mundësinë të zbulojnë të kaluarën e lashtë të vendit. Nga malet te liqenet piktoreske, vendi ofron një shumëllojshmëri peizazhesh mahnitëse dhe mundësi për aventura në natyrë.
Media spanolle shkruan për kuzhinë të pasur e çmime të përballueshme dhe vlerëson mikpritjen e vendasve si një nga aspektet e paharrueshme të vizitës në Shqipëri.
oooohohohoo lere lere. Duket qe eshte mdonje reklame e paguar. Si mundt te krahasohen 50 km vije bregdetare andej nga jugu me Greqine !!! Greket jane bythqira po per turizem edhe vendin qe kane nuk ke cu thua Dine ti manaxhojne
Po leni keto idiotesira, jeni bere si ne kohen e Enver Hoxhes qe Shqiperia ishte fanari ndricues per te gjithe boten, Shqiperia eshte haleja e turizmit europian qe ka nje turizem bathorian ku shumica do te falimentoje ne 5 vjetet e ardheshme