Fluks në Portin e Vlorës: Mbi 2 mijë pasagjerë nga linja Brindisi–Vlorë

9 Gusht 2025, 09:10Turizëm TEMA
Fluks në Portin e Vlorës: Mbi 2 mijë pasagjerë nga linja

Porti i Vlorës ka pritur mëngjesin e sotëm 1019 pasagjerë dhe 267 automjete nga trageti i linjës Brindisi–Vlorë, ndërsa autoritetet portuale presin një fluks edhe më të madh gjatë pasdites, me ardhjen e tragetit të pasdites.

Sipas burimeve zyrtare, kjo e shtunë shënon ditën me numrin më të lartë të pasagjerëve për këtë sezon, duke kaluar shifrën e 2000 udhëtarëve të mbërritur brenda ditës. Ky numër pritet të konfirmohet pas zbarkimit të plotë të tragetit të pasdites.

Fluksi më i madh regjistrohet zakonisht gjatë fundjavave, kur shumë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në vendet e Bashkimit Europian zgjedhin të kthehen në atdhe për pushimet verore. Por, nuk mungojnë as turistët e huaj që kanë përzgjedhur Shqipërinë si destinacion për të kaluar ditët e nxehta të gushtit.

Autoritetet portuale janë angazhuar për të menaxhuar fluksin në rritje duke garantuar shërbime më efikase dhe pritje të organizuar për të gjithë pasagjerët.

3 Komente

  1. v
    vlora***

    E kujt i plasi karri ,vlora bosh ka qene ,do beni turizem per 10 dite cmime te larta infrastukture cope, kryetar bashkie deshtak,pa uje ,dritat nderpriten ,pisllek ,pse duhet te vijne

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapajani

      Vlora,,po ja qe po' vijne,,ti vazhdo e ha marmalat fiku si deshtak qe je,,,

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lini

      Fuks?!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje