Pamjet mahnitëse/ Gryka e Këlcyrës dhe sarajet e familjes Këlcyra, aty ku natyra dhe historia bëhen bashkë

6 Gusht 2025, 16:08Turizëm TEMA
Pamjet mahnitëse/ Gryka e Këlcyrës dhe sarajet e familjes

Gryka e Këlcyrës, në jug të Shqipërisë, ofron një nga peizazhet më dramatike dhe spektakolare të natyrës shqiptare, me lumin Vjosë – lumi i fundit i egër në Europë – që çan thellë mes shkëmbinjve vertikalë, duke krijuar një korridor të ngushtë, të egër dhe imponues. 

Por, veç bukurisë natyrore, syrit të udhëtarit nuk ka se si t’i shpëtojë edhe pamja e rrënojave të sarajve të familjes Këlcyra, të vendosur në një pozicion strategjik që dominon thuajse të gjithë luginën. ër më shumë se shtatë shekuj, kjo qendër ka shërbyer jo vetëm si strehë e një prej familjeve më me ndikim të zonës dhe vendit, por edhe si pikëmbështetje ushtarake dhe simbol qëndrese.

Vendndodhja e tyre, në zemër të një nyje kalimtare mes jugut dhe veriut të Shqipërisë, u ka dhënë sarajeve të Këlcyrajve një rol të pazëvendësueshëm në historinë politike dhe ushtarake të vendit, duke i kthyer në dëshmitarë të heshtur të një përpjekjeje shekullore për liri dhe mbijetesë.

2 Komente

  1. M
    MERO

    KETU JANE FILMUAR FILMAT ME TRIMAT PARTIZANE QE SLANE GJERMAN ME KEMBE ?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      pse ka emer grek vendi?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje