Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e transformimit të plotë të Banjave të Bënjës, një prej destinacioneve kryesore turistike në zonën e Përmetit dhe Këlcyrës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka ndarë pamjet e projektit që po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me synimin për të përmirësuar shërbimet bazë dhe përvojën turistike në këtë zonë termale.
“Transformimi tërësor i Banjave të Bënjës ka nisur, ku me ndërhyrjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit po zbatohet projekti që përmirëson përvojat turistike në Ujërat Termale të Bënjës, një destinacion shumë i frekuentuar i hartës turistike të Përmetit e Këlcyrës, ku është i nevojshëm rikualifikimi për të garantuar disa shërbime bazë si parkimi, furnizimi me ujë, shërbimet, por edhe një ambient më rekreativ, ndërsa me bashkitë, Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe me Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosës vijon puna për një model menaxhimi të qëndrueshëm të këtij investimi”, ka shkruar Rama.
Akoma o Rams me kete kumbarane
Akoma o Rams me kete kumbarane
Berisha - Keto jane banjat termale te krimit dhe te droges. Do publikojme shume shpejt fakte se keto banja jane prone e kryekriminelit Banjist Termali, lidhur me klanin e droges se vargmalit Dhembel - Trebeshine - Nemercke Lulzim Basha - keto banja jane fiks per mua, t'i fus nje sy gjume pas larjes Ilir Meta - nuk kam asnje dijeni per keto banja termale, jam lare, por pagesen e ka bere tjeterkush Spartak Ngjela - keto banja jane miratuar dhe mbeshtetur nga faktori amerikan Nard Ndoka - Banjat termale kane uje termal, prandaj duhet te kesh kujdes mos digjesh Fatmir Mediu - Ne keto banja kam bere nje vizite me nje ish-kongresmen amerikan. Donim te benim dhe nje investim te rendesishem, por nje incident teknologjik na pengoi. Adriatik Llapaj - une do hidhem me koke, por nuk do bej not (hidhet, nis notin, mbytet) Endrit Shabani - po nuk u la Adriatiku, as une nuk lahem (hidhet, nis notin, mbytet) Arlind Qorri - Keto banja bejne sens vetem nese jane te lira per perdorimin falas nga publiku Agron Shehaj - kur te jem une kryeminister, keto banja do jene te ngjashme me ato ne Itali, ku une kam zhvilluar biznesin tim.
Mbusheni vendin me plehra se po kënaqemi me domate për gjëllë