Projekti për rikualifikimin e Ujërave Termale të Bënjës, Kumbaro: Përmirësojmë kushtet për vizitorët duke ruajtur rregullat e një zone të mbrojtur

6 Gusht 2025, 12:07Turizëm TEMA
Projekti për rikualifikimin e Ujërave Termale të

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, inspektoi nga afër punimet shoqëruar nga përfaqësues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kryetarët e bashkive Përmet e Këlcyrë, drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mrojtura dhe ajo e Zyrës së Adminsitrimit të Parkut Kombëtar Lumi Vjosa.

“Me Fondin Shqiptar të Zhvillimit kemi nisur investimin e një kantieri rikualifikimi të të gjithë zonës si nevojë për të ndërhyrë në radhë të parë për të orientuar flukset, si të makinave që grumbullohen në hyrje të kësaj zone natyrore dhe turistike si dhe për të organizuar gjithë hapësirën, duke ofruar dhe shërbime. Këtu kemi mungesë totale të ujit dhe energjisë elektrike. Me këtë investim të qeverisë shqiptare, do ta kthejmë në një atraksion të zhvillimit të qëndrueshëm, sepse jemi në zonë të mbrojtur dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos kemi ndërhyrje të rënda”, tha Kumbaro.

Ky projekt është i ndarë në disa zona të cilat përfshijnë hapësirën e parkimit, atë të kamperave, hapësira për piknik, një zonë dedikuar shitjes së produkteve lokale dhe artizanale, zona e vaskave, një amfiteatër i konceptuar për evente, si dhe një zonë shërbimesh ku do të ketë edhe dushe e dhoma zhveshjeje.

 

2 Komente

  1. A
    Analisti

    O Ministre…. Na mbyte me beton…… edhe ne Permet ku po shpresonim ta mbanim sa me natyral…, kolere

    Përgjigjjuni
    1. I
      ILIR

      Ama ne dore te Kumbaros ? Besoj do te jape nga nje picke per miqte e saj biznesmene,sic eshte mesuar me kohe.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje