Një standard i ri për turizmin në Gjirokastër, hapet Çumaku Boutique Hotel & Spa (FOTO)

4 Gusht 2025, 17:55Turizëm TEMA
Një standard i ri për turizmin në Gjirokastër, hapet

Çumaku Boutique Hotel & Spa është investimi më i ri në Gjirokastër në sektorin e turizmit. Një shtëpi karakteristike gjirokastrite qindra vjecare është restauruar me kujdes duke ruajtur elementët autentikë, por duke krijuar edhe hapësira të reja moderne që bashkëjetojnë në harmoni të plotë me tradicionalen.

 

Vendndodhja në rrugën “Alqi Kondi”, vetëm 8–10 minuta ecje nga Kështjella, Shtëpia Skëndulatëve dhe Pazari i vjetër historik, bën të lehtë aksesin për vizitorët që kërkojnë të zhytën në trashëgiminë UNESCO dhe kulturën lokale.

 

Ndryshe nga hotele të tjera në Gjirokastër, Çumaku Boutique Hotel & Spa, ofron Spa & Wellness Center për freskim të plotë; pishinë sezonale të jashtme dhe pishinë e brendshme – ideale për pushime çdo stine, si dhe kopësht dhe tarracë panoramike, me pamje drejt kështjellës dhe Luginës së Drinos.

 

Vlerë e shtuar e kësaj sipërmarrje të rë në hoteleri është gjithashtu shërbimi i shkëlqyer. Në ditët e para të funksionimit, turistët kanë lënë përshtypje tejet pozitive në platformën Booking.com.

Ky investim vendos një standard të ri e të munguar deri më tani në Gjirokastër për sa i përket sektorit të hoteleri turizmit. Shihni më poshtë një galeri fotosh të këtij hoteli. 

3 Komente

  1. F
    Francesko

    Veni nje emer tjeter se e bete Turqi Girokastren

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muli dora vetë

      Ja do ti a vemë emrin Beverly Hills që të duket sa më autoktone dhe që të pëlqejë dhe ty.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Al

      Ti Francesko patrioti duhet te kishe nje emer shqiptar te pakten…. Po mbiemrin si e ke Hoxha, Osmani, Shehu…?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje