Riviera e jugut vijon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare të cilat i rekomandojnë udhëtarve që të zgjedhin Shqipërinë për të pushuar këtë verë.
Media prestigjoze “The Sun” thekson se vendi ynë është transfomruar në një destinacion të mirfilltë për Europianet për shkak të plazheve me rërë të bardhë dhe ujërat kristalore të konsideruara nga ekspertët e udhëtimit si “Maldivet e Evropës”.
Sipas medias britanike fluturimet drejt Shqipërisë janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit dhe janë me çmime që nisin nga vetem 19.99 paund .
Në krahasim me vendet e tjera Europiane Shqipëria cilësohet si një vend me çmime të përballueshme .”The sun” shkruan se një krikëll birrë mund të blihet për vetëm 250 lekë ose 2,22 paund dhe një gotë verë për 200-400 lekë ose 1,78- 3,55 paund.
Po ashtu vlerësohet ushqimi mesdhetar ku për një vakt mesatar me tre pjata për dy persona kushton rreth 4500 lekë apo 39,94 paund. Veçohet qyteti i Sarandës, i cili është i vendosur midis detit Jon dhe kodrave të valëzuara. Këtu, vizitorët mund të shijojnë restorantin, pishinën, plazhin me rërë dhe ujërat e pastra kristalore – duke përfshirë shezlongje që varen mbi det dhe pishinë.
Ndërsa Tirana është një destinacion pushimesh më vete, shumica e turistëve e përdorin atë si bazë për të udhëtuar në Rivierën Shqiptare.
Në kryeqytetin e Shqipërisë rekomandohet të vizitohen muzetë e shumtë e sidomos bunkerët.
Gjatë këtij viti Shqipëria ka pritur fluks të turistëve Evropiane e sidomos atyre britanikë. Nga të dhënat zyrtare rezulton se vetëm në 3 muajt e parë në vend kanë ardhur rreth 46 mijë vizitorë nga Britania e Madhe.
Hahaha kam vetem nje pyetje per ujin e kristalte: a pastrohen ujrat e zeza ne shqiperi perpara se te mbrijne ne destinacion dmth ne det?
Vetem ne Vlore nga porti deri tek rrapi, jane 7 kanale te ujerave te zeza ose kanale muti si i quajme ne, qe derdhen historikisht ne det! Pastaj ky artikulli i ... mender "maldiveve te evropit" po behet pak boze! Duket sikur e hedhin ne qarkullim here pas here per te mbajtur gjalle te vdekurin. E be si ato lajmet e perditeshme alla Zelenski qe ruset kryen nje sulm me 2000 drone e raketa, prej te cilave, 1999 u rrezuan nga ushtria trime ukrainase dhe disa copa gjate rrezimit rane mbi nje maternitet dhe vrane 3 gra me bare dhe dy pleq qe ndodheshin rastesisht per vizite. Ajo raketa qe mbeti, kaloi afer kufirit me Polonine ku avjonet e papare te Natos u ngriten ne qiell nga pilotet syshqiponje polake dhe raketa u tremb dhe ra mbi nje mullar me bare.
Princi William dhe Princesha Kate po shijojn pushimet verore nē Greqi. Anglezēt vizitojn Shqipērin me kambale.Nuk e din se kemi bregdet.