Rreth 4.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 6 muaj

25 Korrik 2025, 21:50Turizëm TEMA
Rreth 4.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 6 muaj

Gjatë muajit qeshor, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej rreth 2.062.775 shtetas, përfshirë si qytetarë shqiptarë, ashtu edhe të huaj. Këto të dhëna, të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), tregojnë për një rritje prej 7.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ky total, 733, 571 ishin shtetas shqiptarë, duke shënuar një rritje prej 8.5%, ndërsa 1,329,204 ishin shtetas të huaj, me një rritje prej 7.1%.

Nga ana tjetër, gjatë të njëjtit muaj janë regjistruar rreth 1.9 milionë dalje nga territori shqiptar, një rritje prej 7.2% krahasuar me majin vitit të kaluar. Brenda këtij numri, rreth 710 mijë ishin shtetas shqiptarë dhe rreth 1.2 milionë ishin të huaj.

Kur shohim të dhënat për periudhën gjashtëmujore Janar–Qershor 2025, vihet re se në Shqipëri kanë hyrë rreth 8.5 milionë shtetas, ku 3.8 milionë e tyre ishin shqiptarë dhe rreth 4.7 milionë shtetas të huaj.

Kjo shifër paraqet një rritje prej 4.8% për shtetasit e huaj në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, daljet nga vendi I shtetasve të huaj gjatë kësaj periudhe, ka arritur në rreth 4.6 milionë persona dhe duke reflektuar një rritje vjetore prej 3.3%.

Sipas origjinës së shtetasve të huaj që kanë hyrë në vend, Europa vijon të jetë rajoni kryesor. Të dhënat tregojnë se 94 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës, ku rajoni jugor zë 70 % të hyrjeve.

Sa i takon qëllimit të udhëtimeve, në 98% të rasteve hyrjet janë realizuar për arsye personale, si pushime apo vizita tek të afërm, një kategori që ka shënuar rritje prej 6.8%. Hyrjet për arsye biznesi kanë pësuar një zgjerim domethënës, me një rritje vjetore prej 27.9%. Megjithatë, të dhënat nuk janë njëtrajtësisht pozitive, pasi hyrjet për trajtime shëndetësore kanë rënë ndjeshëm, me një ulje të konsiderueshme prej 80.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

3 Komente

  1. M
    Mitrovicë

    Jam nje shqiptar midest nga Kosova. Sepaku 3 here ne muaj kam vizituar Shqiperine. Vetem per keto 15 vitet e fundit kam oaguar sepaku 5,400.00€(pesemije e katerqinde euro) vetem per trarin ne Kamimash. Gjithe kjo urrejtje e fyerje qe lejohet neper komentet e mediave tw Shqiperise me kane bere ta rimendoj seriozisht. A ja vlen te shkohet me ne Shqiperin e w su duar nga mafia antishqiotare dhe mediat sherbetire te tyre?

    Përgjigjjuni
    1. l
      labi

      Ka shume nga ata qe shkuan te japin jeten ne Kosove gjate luftes nga Shqiperia,kur pane ate video duke grisur e shkelur me makine flamurin Shqiptar thjesht menduan nje veprim i ulet prej femijeve te lastruar,prap e duan Kosoven edhe pse si gjithe Shqiptaret paguajne kur kalojn rrugen e kombit,por kurr nuk i ka shkuar mendja e aq me teper te akuzojne qeverite si anti Shqiptare e aq me teper te mendojne per te mos shkuar me ne Kosove.Nga komentet qe lexon nuk dihet jane vertet te Shqiptareve apo jo,realiteti flet komplet ndryshe.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Biku

        3.9 milion jane Shqiptare me pasaporta te huaja qe shkojne e vine nga dy tre here.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje