Durrës, dyndje turistësh/ Nisin lundrimet e dyfishta të trageteve për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve

20 Korrik 2025, 13:14Turizëm TEMA
Durrës, dyndje turistësh/ Nisin lundrimet e dyfishta të trageteve

Prej dy ditësh, nga porti detar i Durrësit kanë nisur lundrimet e dyfishta të trageteve, për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve që mbërrijnë në Shqipëri.Shumica e tyre janë bashkëkombas që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, të cilët këtë periudhë e shohin si momentin më të bukur të vitit, pasi kthehen pranë familjes, për pushime në bregdet, apo dhe për gëzime familjare.

“Na pëlqen me i kalu pushimet këtu.”

“Për pushime. – Ku do i kaloni? Në Sarandë.”

“Maqedoni, Kosovë, Luginë. Gjithnjë i bëjmë pushimet në Shqipëri, po sa zbritëm nga trageti dhe do të vizitojmë familjarët njëherë”, thanë pushuesit.

Ndërkohë, nuk mungojnë as turistët e huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre për pushimet verore.

“Vij nga Holanda dhe një shoqe më tha se Shqipëria është një vend i bukur. Kam ardhur për të bërë hiking në veri.”

“Kthehem në Shqipëri për pushime, sepse është një vend i bukur dhe duam ta shijojmë detin dhe gjithçka tjetër që ofron. Këtë herë kam ardhur me familjen. Do shkojmë në Sarandë.”

“Është hera e parë që vij për pushime këtu. Kemi ardhur nga Ankona. Është po i njëjti Adriatik, vetëm se në krahun tjetër. Pres të argëtohemi shumë dhe të gjejmë ushqim të mirë”, thanë turistët e huaj.

Autoritetet portuale kanë forcuar masat organizative dhe ato të sigurisë për të menaxhuar këtë fluks. Vetëm këtë të shtunë, pritet që mbi 5000 persona të mbërrijnë përmes pesë trageteve të linjave të rregullta me Italinë.

Fluksi pritet të vazhdojë dhe në javët e ardhshme. Porti i Durrësit mbetet pika më e madhe detare e hyrjes në vend, ku mijëra udhëtarë lëvizin çdo ditë përmes mjeteve të transportit detar.

2 Komente

  1. I
    Ilirian

    Shqiptarët e shkretë grabiten pamëshirë si nga vendasit ashtu edhe të huajtë.Një udhëtim me traget vajtje ardhje nga Ankona në Durrës kushtonte 440-500 Euro ,përvdy persona dhe makina.Tash i njejti rezevation kushton 1400-1500 Eero.Shumë italian që vinin në shqipëri me traget,që i njofë unë nuk vinë më dhe shume shqiptarë që udhëtonin nga Europa perëndimore,zgjedhin rrugën Kroaci ,Mal të Zi ose nga Serbia.

    Përgjigjjuni
    1. a
      ancona

      keta bastardet e trageteve duhet tu shkerdhesh gjith fisin, te kushtoje me shume bileta e tragetit se aeroplani eshte alarmante dhe jashte ç'do lloj llogjike, kjo bote mizore dhe race njerezish te pangopur qe pas korona virusit ,kane shkalluar, ç"mimet i vendosin vete sa te duan dhe si te duan, asnje kontroll mbi keta bastarde te pangopur, dmth kjo bote po shkon drejt luftes se pashmangshme ww3

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje