Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e agjencive ndërkombëtare turistike, të cilat e cilësojnë vendin si një perlë të fshehur të Ballkanit dhe një nga destinacionet më të nënvlerësuara në botë.
Në një postim të fundit të platformës së njohur turistike Mirio_Travel, Shqipëria përshkruhet si një vend që “absolutisht duhet vizituar të paktën një herë në jetë”. Me një vendndodhje unike mes detit dhe malit, vendi ofron një kombinim të rrallë të plazheve të egra me ujëra kristal dhe natyrës së paprekur malore, ideale për adhuruesit e aventurës dhe hiking-ut.
“Është vendi më i nënvlerësuar në botë dhe absolutisht duhet ta shkosh atje një herë në jetën tënde. E lokalizuar mes detit dhe malit, ky destinacion ofron një mixim unik i plazheve mahnitëse dhe natyrës së paprekur. Këto plazhe janë ende të egra me ujë të pastra kristal. Malet ofrojnë pamje që të lënë pa frymë dhe mundësi për hiking për ata që duan aventurat. Më pak e njohur se destinacionet e tjera të Europës, Shqipëria ka potencialin që të fitojë zemrën”, thuhet në postim.
View this post on Instagram
Lereni zemren se me ate merren kardiologet,shikoni ca shkruante le figaro dje,cfate flisnin turistet Franceze per Shqiperine,problemi nuk eshte kur vjen nje turist,problemi eshte a kthehet me,per kete nuk jam i sigurte,vec Italianeve te jugut e Kosovareve nuk ngelet kush tjeter te shkoj ne Shqiperi.
po lereni mor kete propogande mashtruese, ke Italine, Kroacine, Greqine, Turqine qe kane bregdet te mahnitshem dhe turizem elitar ku shkon dhe kenaqesh me te vertete. ketu eshte nje pisllek, nje maskarrallek, Shqiperia ka turizen bathorian ku njerezit kane rrembyer tokat dhe kane ngritur hotele, turp por ju nuk donit te degjoni Max Velon. Shqiperia asnjehere nuk ka per te pasur turizem, erdhen vjet thjesht nga kurioziteti dhe kur pane se cfare haleje eshte as nuk vijne me-