Kroçiera ‘Nautica’ zbarkon në portin e Durrësit - Rama: 676 turistë nga mbarë bota përjetojnë mikpritjen e pashoqë shqiptare

14 Korrik 2025, 11:55Turizëm TEMA
Kroçiera ‘Nautica’ zbarkon në portin e Durrësit -

Anija kroçierë “Nautica” është ankoruar sot në portin e Durrësit, duke sjellë 676 vizitorë nga SHBA, Australia dhe vende të tjera të botës.

Lajmin e ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që po merr Shqipëria në hartën e turizmit mesdhetar.

“676 turistë nga SHBA, Australia dhe vende të tjera të botës, janë ndalur këtë fundjavë në Portin e Durrësit me anijen kroçierë “Nautica”, ndërsa kanë eksploruar sitet historike të qytetit bregdetar dhe bukuritë e zonave përreth, duke përjetuar edhe mikpritjen e pashoqe shqiptare", shkruan Rama.

 

2 Komente

  1. r
    rama

    po ik o rrot kari leji njerezit te shijojne pushimet e tyre, se mbete vetem duke nxje3rre foto o palle njeri

    Përgjigjjuni
    1. Z
      ZYDI

      VETEM SHQIPERIA I PELQEN TURISTEVE. SI ORE JO

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje