Ishulli i Sazani dhe gjiret e Karaburunit, të pazbuluara ende nga shumë turistë vijojnë të kuriozojnë të huajt që zgjedhin të pushojnë gjatë verës në Vlorë. Dhjetëra turistë nisen çdo ditë nga porti i Vlorës për të parë bukuritë e ishullit të Sazanit, por edhe për të vizituar atraksionet turistike në Karaburun.
Turistët që në shumicë janë nga Evropa por edhe vendas, flasin me superlativa për këto destinacione, duke vlerësuar jo vetëm bukuritë natyrore por edhe çmimet.
"Unë jam nga Holanda. Vlora është shumë e bukur, ka natyrë shumë të bukur dhe njerëz shumë të mirë. Këtu po kalojmë një eksperiencë të mrekullueshme. Çmimet janë shumë të mira, shumë më të lira krahasuar me Holandën. Shërbimi këtu është gjithashtu shumë i mirë."
"Unë jam nga Holanda, prej 15 ditësh por qëndrojmë këtu në Vlorë. Vlora si qytet është shumë e bukur, njerëzit janë të mrekullueshëm, çmimet janë të favorshme, natyrë shumë të mirë. Ne po kalojmë këtu eksperiencën tonë më të mirë që kemi kaluar ndonjëherë në Europë."
"Ne jemi nga Irlanda. Kemi 5 ditë që po qëndrojmë në Vlorë dhe fatkeqësisht na kanë mbetur edhe dy ditë nga pushimet. Unë e dua shumë Shqipërinë. Aq shumë e dua sa nuk dua të kthehem më në shtëpinë time. Jam shumë e lumtur me shërbimin e ofruar këtu. Çdo gjë këtu do ta rekomandoja. Çmimet janë tepër të mira. Njerëzit këtu janë të mrekullueshëm."
"Unë vij nga Irlanda. Mua më pëlqen shumë Vlora. Më pëlqen shumë Karaburuni. Po kalojmë këtu një eksperiencë të mrekullueshme. Jemi shumë të lumtur me shërbimin këtu, por gjithashtu edhe me ushqimin e ofruar. Çmimet janë të favorshme."
Prej vitesh tashmë ishulli i Sazanit dhe gjiret e Karaburunit janë kthyer në një destinacion të pëlqyer, për shkak edhe të izolimit që kanë pasur këto zona pasi nuk kanë qenë të lira për turistët.
Përgjatë sezonit veror mijëra turistë preferojnë që një nga ditët e pushimit ta kalojnë larg Vlorës, duke njohur edhe historinë e ishullit të Sazanit./A2 CNN
hahhaahahhah sa per te qeshur! Po keta turiste qe na nderojne nga shpellat vijne?
Vijne nga shpellat qe ti qethesh dhe rruash karin ti o Berber!
Jo aspak , ata vijnë nga vëndet më të bukura të Evropës , ndërsa ti , nga shpellat e Viçidollit , berberi për të ruajtur karët .
Ftojme grekoserbet, si ky berberi, te hedhin sa me shume mut mbi lajmin!
@ Bato. Bato mos be kryengritje pa kuptim. Berberi nuk eshte as grek dhe as serb. Greket kane plazhet, vendet ndoshta me te bukura ne bote. Serbet, shkojne ne Greqi, Mal te Zi, gjithashtu ne Shqiperi. Ky Berber barbari, shume shume eshte oto. I njeh otot ti? Eshte kokpeshqir, pseudoshqiptar kokpeshqir. Po ta shikosh thelle thelle, eshte pjese e koloneve turq, qe flasin shqip. Nuk jane pak. Ose, ose eshte kopil otomani. Gjasa te vogla ka qe vjen nga ata, qe u konvertuan per te mos paguar xhizjen. Besoj, se greket dhe serbet kane me shume dinjitet se ky otomani berber. Te pakten ata, se shiten besimin dhe dinjitetin e tyre. Nuk u konvertuan.
Komente të sinqertë te anëve positive. Por mbetet ende shumë për të bërë me shërbimin dhe cilesinë. Si dhe ende me infrastrukturën dhe pastërtinë (këtu kalon pak dhe kultura, pasi kudo të ndalosh do të shohësh mbeturina të hedhura apo plastik). Si dhe shumë problem ende trafiku, dhe disciplina e tij, zhurmë dhe shumë bori). Shpresoj që mos me hy në spiralen dhe grackën e rritjes së çmimeve për atë që afrohet. Pothuajse e ka kaluar pikën kritike (negative). Pjesa e çmimeve. Më shumë jo e jo që vetë Shqiptarët nuk e përballojnë dot por dhe shumë të huaj ose nuk do të rrikthehen ose do fillojnë de-marketingun. Të tjerët do të stepen....!