Këtë vit përgjatë vijës bregdetare në Vlorë do të ketë më shumë hapësira publike për pushuesit se vitet e shkuara.
Në katër prej plazheve që do të monitorohen nga bashkia janë vendosur çadra dhe po pajisen me kullat për vrojtues.
Interesi i bizneseve për të lidhur kontratë për plazh privat me bashkinë këtë vit ka qenë më i ulët se sezonin e shkuar.
Aplikimet për plazhe private përfundojnë me 15 korrik. Deri tani me bashkinë e Vlorës kanë nënshkruar 93 subjeket nga 214 marrëveshje të lidhura vitin e shkuar.
Pushoj çdo vit ne plazhin e Qeparoit dhe preferoj te perdor çadren dhe shezlonet e mi. Ketu kane lene nje hapsire rreth 30ml per plazh publik(se paku keshtu duket se tabele nuk ka),perpara hotel Riviera. Eshte mjerim i madh ta shohesh ate cope vend ku kane ngritur pirgje me zhavor e gure,plehra,çadra dhe shezlone te prishur e ku perdite hapen gropa per ti marre dhe ate pak rere qe i ka ngelur.Nderkohe ne te dy anet e kesaj hapsire,qendrojne te rreshtuara çadrat dhe shezlonet private,mbi nje siperfaqe te mirembajtur per bukuri te dyste e me rere. Nuk di a e sheh komuna dhe çfar pergjegjesie ndjen per ate masaker. TURP,TURP. Eshte investuar goxha nga shteti ne Qeparo,me pedonalen fantastike qe eshte bere dhe i ka ardhe ne ndihme gjithe vendalive por eshte mjerim qe edhe nje cope e vogel plazhi publik qe eshte lene,qellimisht e abuzojne.
Genjeshter me bisht e cfare bishti, ka vetem dy rripa vend plazh publik ne Vlore, nje te plazhi I m….. dhe nje pocaqi tjeter ne Uje te Ftohte! Hotelet e privati ka zaptuar cdo gje.