Mobilizim për sezonin turistik në Vlorë pas vizitës së Ramës, ngrihet Task Forcë e posaçme

5 Korrik 2025, 12:10Turizëm TEMA
Mobilizim për sezonin turistik në Vlorë pas vizitës së

Pas vizitës së fundit të Kryeministrit Edi Rama në qytetin bregdetar, strukturat qendrore dhe vendore janë vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik sa më të qetë dhe efikas.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, do të qëndrojë në Vlorë gjatë muajve të verës, ku do të koordinojë punën e bashkisë dhe institucioneve qendrore për menaxhimin e fluksit turistik dhe përballimin e çdo problematike.

Burime zyrtare bëjnë me dije se është ngritur një Task Forcë e posaçme për muajt korrik-gusht, e cila do të fokusohet në tre shtylla kryesore:

Pastrimi dhe mjedisi: Garantimi i standardeve të pastërtisë në zonat urbane dhe turistike, me ndërhyrje të shpejta në rast problematikash.
Mirëmbajtja e infrastrukturës: Kujdes i përditshëm ndaj rrugëve, ndriçimit publik, hapësirave të gjelbra dhe plazheve për të ruajtur imazhin e qytetit.
Siguria dhe shëndeti: Gati strukturat e rendit dhe shëndetësisë për të garantuar siguri në zonat turistike dhe përgjigje të shpejtë ndaj emergjencave.
Deputetët e qarkut janë udhëzuar të intensifikojnë praninë në zonat e tyre dhe të jenë më pranë qytetarëve për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve në terren.

Sipas të njëjtave burime, administrata qendrore dhe vendore do të mbetet në gatishmëri edhe gjatë fundjavave, ndërsa priten takime të shpeshta mes drejtuesve politikë dhe institucioneve për të analizuar performancën dhe për të marrë vendime të menjëhershme në rast të mangësive.

2 Komente

  1. G
    Gjakovari

    Shpëtimtar i kombit. Trim që se ka shoqin. Largëpamës, politikan i nivelit botëror. Punëtor i palodhshëm etj. të gjitha këto epitete për Te që e kthyen Shqipërinë dhe shqiptarët nga më të urryerit në Europë në Shqipëri dhe shqiptar që çdo vit e më shumë po na kan lakmi edhe kombet më të mëdhaja. Dhe ana tjetër e urrejtësve qe e konsiderojnë tradhëtar, hajdut, vëlla i Vučićit etj. Por koha po tregon dhe do të tregoi se kush janë në anën e së drejtës. Mos u dorëzo Kryeministër.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Laura

      Nuk e lane ne 91‘ Fatkeqesi e madhe. Gjithe potenciali i shqipetareve te mbajtur nen trysni, u venit ne vite. Nejse, kemi akoma plot energji. plus Me mire vone, se kurre. Jemi diell qe shndrit, shndrit, shndriiit

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje