Himara duket se do të ketë një sezon të suksesshëm turistik.
Kreu i Bashkisë, Vangjel Tavo, tha në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” se numri i vizitorëve në muajin qershor ishte i njëjtë me atë që kjo bashki priti vitin e kaluar në muajin gusht, që është piku i sezonit. Ai theksoi se vihet re një numër shumë i lartë vizitorësh të huaj, që tejkalojnë numrin e pushuesve shqiptarë.
Kryebashkiaku theksoi se synimi është që të ketë një ofertë turistike në të 12-të muajt e vitit dhe jo vetëm gjatë sezonit veror.
“Sezoni ka nisur shumë më herët, që në javën e fundit të muajit prill dhe muaji maj ka qenë thuajse me kapacitete akomoduese të rezervuara. Qershori ka qenë i njëjtë me fluksin që vjet ka pas muaji gusht, këtë e thonë operatorët turistikë dhe strukturat akomoduese. Ka qenë një nisje premtuese, ka rritje të numrit të turistëve. Numri më i madh i vizitorëve janë shtetas të huaj. Në Himarë nuk ka më nisje të sezonit, pasi nuk mund të flasim për një çelje sezoni, është thjeshtë një simbolikë tani dhe kjo na bën të jemi në një pozicion të kënaqshëm dhe të punojmë për të arritur vizionin që Himara turistike të jetë për 12 muajt e vitit. Ka resurse të pashfrytëzuara, po punojmë për infrastrukturën në mënyrë që shumë atraksione që janë të vështira për t’u vizituar të kthehen të vizitueshme që të ketë turizëm josezonal, por në 12 muaj”, tha ai.
Ndalur te siguria, Tavo tha se janë marrë të gjitha masat për të pasur një sezon të qetë. Ai shtoi se janë kryer investime të shumta në infrastrukturë, për të aksesuar edhe ato atraksione që më parë kanë qenë të vështira për t’u arritur.
“Bashkia Himarë ka edhe detyrimin për të rritur sigurinë. Kemi siguruar një numër çadrash dhe shezlongësh që do të ofrohen këtë vit falas. Siguria në plazhe, janë marrë të gjitha masat për të pasur një sezon të sigurt. Jemi marrë shumë edhe me përmirësimi e infrastrukturës, me hapjen e rrugëve në atraksione turistike që ishin të vështira deri më sot për t’u vizituar”, u shpreh Tavo.
Po cfare turizmi ka ne Himare dhe ne Shqiperi mor cope mishi. Me ambiente akomodimi pa asnje lloj kushti, çmime si ne Monako apo Monte Karlo dhe sherbim nga njerez injorante? Me mire ato leke inshpenzoj ne nje shtet tjeter dhe me del me lire.
I ke thene te gjitha,po kur del nji andej dhe thote alpet Shqiptare mrekullohen turistet kur vine,mrekullohen sa te jete cmimi si duhet,nese fillojne dhe ne veri te bejen si ne jug athere do ti shikojne turistet me dylbi.Ishe tmerr te shikoja rreagimin e disa idioteve kur shikonte turistet rruges per ne alpe,tallej idioti me ata qe i mbajne me buke.
O Tavo, po ti nuk di as not a.t.q, ça flet per turizem?!