Hapen aplikimet për Paketën e Maleve.Të gjithë të interesuarit për të investuar në tokën e tyre mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit “paketa e maleve .gov.al” ku mund të gjejnë edhe procedurat që duhet të ndjekin.Ndërkohë që paketa parashikon që për 500 aplikuesit e parë të ketë përjashtim nga disa taksa si TVSH, tatimi mbi të ardhurat ,taksa e pasurive të paluajtshme dhe taksa në infrastrukturë për 10 vjet.
Ligji për Paketën e Maleve synon të krijojë kushte të favorshme për tërheqjen e investimeve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në zonat malore në vend kryesisht ato në veri..
Aktualisht zonat malore kanë vështirësi në dhënien e lejeve të zhvillimit apo ndërtimit për shkak të mungesës së certifikatave të pronësisë . Shumë toka në zonat veriore por edhe në jug administrohen ose zotërohen nga individë dhe familje, posedues jopronarë, që nuk kanë tituj formalë pronësie. Në këtë mënyrë paketa e maleve synon që përmes një procesi të thjeshtuar administrative të lejoj që poseduesit jopronarë të regjistrohen ligjërisht pas një verifikimi të thjeshtuar nga bashkia.Pas verifikimit të gjendjes së pronës parashikohet dhënia e pronësisë me çmim simbolik (1 euro) për ata që kanë plan zhvillimi dhe marrin lejen përkatëse.
Paketa synon rimëkëmbjen ekonomike të zonave malore, rritjen e të ardhurave bashkiake, nxitjen e investimeve si dhe frenimin e emigracionit.
Nje bravo e madhe oer qeverine e vendit tone, per shtetin e shqipris 2030 per endrat e shqiptarve per nje shqiperi te bukur e te begate. Per nje shtet me rregulla me ligje per qytetaret qe i binden qeverris se zgjedhur nga votat e cdo shqiptari brenda dhe jashte vendit. Faleminderit kryeminister faleminderit Edi Rama
Ja dhe servili i radhës . Ku ësht merita e shtetit? Pse nuk ç'fuqizojn ligjin 7501 ? Investitorët strategjik Jan lavatriçet që pastrojn lekun e qeveritarve.