RTL artikull për bukuritë e Shqipërisë, Rama: ‘Xhevahiri ballkanik’ që po kthehet nga një sekret, në destinacion turistik botëror

1 Gusht 2025, 11:26Turizëm TEMA
RTL artikull për bukuritë e Shqipërisë, Rama:

RTL Radio i ka dedikuar një artikull bukurive magjepëse të Shqipërisë, trashëgimisë kulturore, bregdetit, turizmit dhe historisë, tregon edhe një herë se vendi ynë ka kaluar nga një sekret në destinacion të hartës turistike europiane.

Jehonës që ka lënë pas ky shkrim i ka kushtuar mëngjesin e sotëm edhe një postim në rrjetin social Facebook kryeministri Edi Rama.

Nga Aplet në Rivierën shqiptare është objektivi që përshkruan bukuritë shqiptare, si një “xhevahir ballkanik”, duke kaluar nga Dhërmiu, Ksamili, Himara, Parku Kombëtar i Vjosës, Berati dhe Gjirokastra, si trashëgimi të UNESCO.

Këto bukuri joshin çdo ditë dhe më shumë turistët e huaj që ta kthejnë Shqipërinë në një destinacion pushimesh.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

“Shqipëria-Nga Alpet në Rivierë, një udhëtim që të mbetet në zemër.

RTL Radio në serinë e saj për destinacionet e pushimeve në Europë ka ndaluar në Shqipëri – “xhevahiri ballkanik” që po kthehet nga një sekret, në destinacion qendror të hartës turistike europiane.

Nga Alpet e Shqipërisë, deri në Dhërmi, Ksamil e Himarë, duke kaluar përmes Parkut Kombëtar të Vjosës dhe qyteteve UNESCO si Gjirokastra e Berati, kjo guidë e plotë u ofrohet pushuesve europianë për pushimet e tyre në Shqipërinë tonë”.

3 Komente

  1. K
    Kerkushi

    Kam 50 vjet qe e bredh Shqiperine. Wow nuk e kam ditur se ne cfare bukurie paskam jetuar! Shyqyr qe e mesova perpara se te iki nga kjo bote. Dhe do ikja si nje idiot!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      mjaft me fjale turke o turkmuta gazemuter

      Përgjigjjuni
      1. d
        daku

        hahahaaaaaa......turizmi elitar ne Dhermi: shezllon 5000 lek, Sandwich 1600 lek, Red Bull 600 lek

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje