“Shqipëria, pushime plot aventura”/ Independent: Nga majat e maleve tek deti i kristaltë

30 Korrik 2025, 20:21Turizëm TEMA
“Shqipëria, pushime plot aventura”/ Independent: Nga majat e

Nëse po kërkoni një vend për pushime me buxhet të përballueshëm dhe plot Aventura, Shqipëria është një prej tyre. Rekomandimin për vendin si ndër pesë destinacionet më të mira nga Spanja në Shqipëri për këtë vit e jep e përditshmja britanike the Independent.

Sipas artikullit të shkruar nga Sarah Marshall, britanikët në vend të destinacioneve mjaft të populluara, do të donin të vizitonin destinacione të reja e në zhvillim, që nuk rëndojnë as buxhetet e tyre.

I tillë është edhe vendi ynë që ka shumë për të ofruar për turistët e huaj. Një alternativë ideale pa bërë kompromis me diellin apo cilësinë e përvojave.

“Qoftë duke shëtitur nëpër rrugët me kalldrëm, duke shikuar majat e maleve apo duke notuar në ujërat e kaltër të shndritshëm, Shqipëria ka një ngjashmëri të madhe më fqinjin e saj elegant përtej detit Adriatik.Por krahasuar me Italinë , plazhet janë më të qeta, vendet e fshehura janë më të shumta dhe çmimet janë dukshëm më të lira”, shkruan ndër të tjera The Independent.

Operatorët turistikë ofrojnë udhëtime në të gjithë vendin, ku vizitorët sipas medias britanike mund të mësojnë rreth të kaluarës përmes arkitekturës osmane, fashiste dhe sovjetike të kryeqytetit, Tiranës.

Mund të ecni në shtigjet që të çojnë në Parkun Kombëtar të Valbonës dhe të relaksohuni në plazhet e arta të Rivierës Shqiptare, vijon përshkrimi teksa nënvizohet se vendi mund të aksesohet lehtësisht nga britanikët përmes linjave ajrore. / abcnews.al

1 Komente

  1. T
    Turizmi 2025 - Filloi agonia!

    Me keqardhje, jemi deshmitare te asaj qe parashikuam 2-3 vite me pare! Nje sherbim i manget, me Cmime te larta, dhe shoqeruar me nje sjellje arrogante ndaj klienteve! Nuk ka se si jepte rezultate te tjera pervecse braktisjes! Vete KM e ka thene para tre vitesh ne Vlore: "Kujdes me Cmimet dhe me sherbimet, se do mbyteni ne gropen e gjoksit tuaj"! Ja ku jemi, e do te shohim se sa xhiro kane bere hotelet kete vit! Isha vete ne Jug dhe pashe qe ka rreth 30% me pak njerez, restotante me 2-3 tavolina, dhe cadra bosh. Kush ju a ka fajin O Investitore Strategjik te Turizmit? E bete dhe Jugun pershesh me vilat e Zamir Manes, dhe tani kerkoni turizem. Qeveri pa politika, dhe Investitore qe vijne nga kanalet e erreta te krimit! Ky eshte modeli i turizmit shqiptar. Si kokedhima!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje