“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perlat e fshehura të Alpeve Shqiptare”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

5 Gusht 2025, 10:51Turizëm TEMA
“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perlat e fshehura të Alpeve

Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje mbresëlënëse nga Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, dy prej thesareve natyrore të qarkut të Shkodrës që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e vizitorëve.

Përmes një postimi në Facebook, Rama i ka cilësuar këto zona si “një copëz magjie në zemër të Shkodrës turistike”, duke vënë në pah potencialin e jashtëzakonshëm që kanë për zhvillimin e turizmit malor dhe të natyrës.

Fotografitë e publikuara pasqyrojnë bukurinë e virgjër të kësaj zone: ujërat e kristaltë të lumit, urën e veçantë që shtrihet mes brigjeve shkëmbore dhe peizazhet që ofrojnë qetësi dhe aventurë njëkohësisht.

Kjo zonë, dikur e panjohur për publikun e gjerë, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj që kërkojnë përvoja autentike në zemër të Alpeve Shqiptare.

2 Komente

  1. S
    Shkoder-Gjakovē

    Andej nga palasa e Ksamili ku gjithcka eshte e uzurpuar, Rama çon lekun e asfalton gjithandej pertej tunelit te Longarasw superluksoz te vilave. Nderkaq kendej nga Miloti e larte i mban me mashtrime duke postuar here pas here gropa me pusa w gryka uji. Rruga Milot Lezh Shkoder eshe nje rruge masaker. Rruga per ne Velipoje eshte nje rruge fshati e tmerrshme pa trotuare e pa ndriçim... Vazhdon e tallet Rama, erdhi e tregoj "forcen" ne Dugagjin duke rrenuar baraka...

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Nuk ka se cfare ben pallosha, vetem gjithe diten duke postuar fotografi. Hajn me damke.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje