Saranda dhe Ksamili, çdo ditë si fundjavë. Plazhet publike “tejmbushen” nga pushues vendas dhe të huaj

8 Gusht 2025, 10:43Turizëm TEMA
Saranda dhe Ksamili, çdo ditë si fundjavë. Plazhet publike

Në ditët e para të gushtit, plazhet publike në Sarandë dhe Ksamil janë më të frekuentuarat falë aksesit të lirë dhe respektimit të hapësirave të dedikuara për qytetarët nga bizneset vendase.

Në Sarandë, përgjatë shëtitores, të gjitha plazhet funksionojnë si plazhe publike, ndërsa për herë të parë këtë vit edhe në Ksamil është siguruar akses i lirë për qytetarët në hapësirat publike të plazheve. Kjo falë respektimit nga ana e bizneseve të sektorit të turizmit ndaj ndarjes zyrtare të përcaktuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, duke i lënë të paprekura zonat e dedikuara për publikun, madje me çadrat e tyre.

Në plazhin e Centralit në Sarandë, ky ndryshim është më i dukshëm edhe për emigrantin Robert Gjeçi, i ardhur nga Anglia. Ai shprehet se vite më parë nuk kishte mundësi të vendoste çadrën e tij në këtë plazh, ndryshe nga sot.

Sivjet e shikoj më mirë Sarandën nga vitet e mëparshme, kur vinim këtu dhe as çadrën tonë nuk e shtrinim dot. Jemi munduar gjithmonë t’i sjellim emigrantët, qoftë edhe unë nga Londra, ta lënë lekun këtu dhe jo në vende të botës,” thotë z. Gjeçi.

Saranda dhe Ksamili këto ditë gushti janë të “pushtuara” nga prurje turistike në qytet, në plazhe dhe në të gjitha pikat turistike. Sezoni është në kulmin e vet dhe çdo ditë zhvillohet me ritëm të lartë, me lëvizje të pandërprerë e shumëllojshmëri aktivitetesh sikur çdo ditë të ishte fundjavë./rtsh.al

6 Komente

  1. F
    Fevziu me dosje

    Haaa po Fevziu nuk shikone turristet ! . Fevziu ka vendosur te shkoje ne bjeshket e Nemura dhe te pyesin bariun pse une nuk shikoje turriste ne Ksamil. Presim vidéo e sekretarit te rinise komuniste shokun Fevziu...

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fevziu gazetar pa shkolle

      Fevziu po bene ate qe vjet e beri vetfundosje organizate terroriste Serbe por nuk funksonoje. Tani e ka mare ne dore mjeshtri gazetari pa shkolle shoku Fevziu . Bufi i thote sekretarit te rinise shpejte mèr makinen dhe pyete ata qe shesin domate ne rruge si eshte turrizmi se ndryshe ta nora dosjen si spiune dhe vertitet i gjori Fevziu ngeli rrugeve ...

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir dardani

        Shko bone ADN se ti piken e shqipetarit nuk e ke në gjake o sllavogrekoturkociganë!!!

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iliria

          O Qen he biri i Qenit!

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kosovari

          Nuk eshte e vertete, ne Ksamil vetem nje plazhe eshte i lire

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kosovari

            Nuk eshte e vertete, ne Ksamil vetem nje plazhe eshte i lire

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje