Bumi turistik në Shqipëri: Çka thonë statistikat?

9 Gusht 2025, 17:53Turizëm TEMA
Bumi turistik në Shqipëri: Çka thonë statistikat?

Miliona vizitorë, miliarda euro. Turizmi ka nxitur shumë nga diskutimet përreth Shqipërisë në vitet e fundit.

Por, si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit, vera ka sjellë edhe disa shqetësime se plazhet shqiptare kanë më pak njerëz sesa pritej.

Një vit më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte thënë se publikimi i fotografive e videove të plazheve të boshatisura ishte "sulm i organizuar" për ta dëmtuar turizmin në Shqipëri.

Më vonë, ai tha se Shqipëria duhet të synojë turistë që shpenzojnë më shumë dhe jo vetëm të vazhdojë ta rrisë numrin e turistëve.

Megjithatë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Shqipërisë, numri i turistëve është rritur sërish, edhe pse jo me trajektore aq pozitive sa në vitet paraprake.

Të dhënat e përdorura për këtë artikull tregojnë numrin e vizitorëve gjatë gjysmës së parë të secilit vit, pasi të dhënat për muajin korrik të këtij viti nuk janë publikuar ende.

Nga Azia, Afrika e Amerikat - numri i vizitorëve të huaj nga çdo cep i botës është rritur, në krahasim me periudhën e njëjtë të viteve paraprake.

Megjithatë numri më i madh i vizitorëve të huaj në Shqipëri, rreth 95 për qind, janë nga Evropa - me Kosovën që, ndër vite, ka mbetur burimi më i madh i turistëve të huaj në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, turistët e huaj që vizituan Shqipërinë vitin e kaluar shpenzuan rreth pesë miliardë euro.

Kjo do të thotë që një vizitor shpenzoi mesatarisht 427 euro, shifër që, sipas Bankës së Shqipërisë, është më e ulët sesa e vendeve të rajonit si Greqia e Turqia.

Por, Këshilli Botëror për Udhëtime dhe Turizëm (WTTC) ka parashikuar se shpenzimet e turistëve do të rriten këtë vit, duke arritur në 7.3 miliardë euro, apo 26.4 për qind të bruto prodhimit të brendshëm.

WTTC-ja parasheh se, deri në vitin 2034, sektori i turizmit do të punësojë rreth 314 mijë persona. Aktualisht, ky sektor punëson rreth 20 për qind të fuqisë punëtore në Shqipëri.

Në jug, plazhet me gurë e ujë të pastër tërheqin numrin më të madh të vizitorëve, ndërkohë që, në veri, shumë vizitorë drejtohen për në Theth e Valbonë.

Por, sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, edhe disa muze dhe parqe kombëtare tërhoqën qindra mijëra turistë përgjatë vitit 2024.

Mbi 90 për qind e të gjithë vizitorëve të huaj e vizitojnë Shqipërinë për pushime ose vizitë te të afërm.

Megjithatë, në vitet e fundit është rritur dukshëm edhe numri i udhëtarë kalimtarë, që hynë në Shqipëri vetëm për të shkuar drejt destinacioneve të tjera./REL

4 Komente

  1. K
    Kritiku

    Kur do te vije dita qe te mbyllet edhe Gazeta Tema? Mjaft me keto shkrime te shkruajtura nga analfabete funksionale! Mjaft me shkrime nga maloke dhe kosovare. Shkrimi eshte shkruajtur jashte normave te drejteshkrimit dhe te llogjikes. Fjali te formuluara gabim...etj.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mero urithi

      Merua nuk i rr... përsa kohë ne vazhdojmë të klikojmë artikujt idiotë të shkruar nga analfabetë. Çdo klikim pasuron Meron

      Përgjigjjuni
    2. D
      Disa komente per te miren e Shqiperise se perbashk

      E verteta eshte qe (dhe nderkohe qe bejme koment jemi duke vizituar jugun) infrastruktura eshte skandaloze, ujrat e zeza derdhen ne det kudo, ne vlore, dhermi, qeparo, borsh e ksamil. Kemi 20 dite qe shkojme vizitojme dy dite nje plazh e dy dite tjetrin dhe keto jane konstatime te jetuara ne kurriz. Rruget jane mysybet per faqe te zeze jashte standarteve europiane (mjafton te shkosh ne greqi per te pare sesi jane rruget e sesi eshte infrastruktura e sesi jane plazhet e pastra). Per me teper ne qeparo, borsh e ksamil shkeputen dritar here pas here. Te bejne zbor. Nuk ndodhin keto gjera as ne greqi as mal te zi. E fundit. Po si mund te jete nje sufllaqe 8 - 10 mije lek ne himare!!!! Nje rizoto 12-14 mije ne qeparo borsh dhe 15- 17 mije ne ksamil??? Turistet do vijne e do ikin por Rama duhet te gjeje pergjegjesit e kesaj gjendjeje ( pervec faktit qe ka 13 vjet ne pushtet dhe pergjegjes eshte vete)!!! I dashur kryeminister, shiko kush ka bere investimet ne infrastrukture rrugore se e ke skandaloze dhe zhduke nga qeverisja. Shiko kush ka bere investimet ne energjitike dhe uje te pijshem dhe zhduke nga qeverisja. Bej investime per ujrat e zeza qe derdhen ne det nga adriatiku ne jon se ske gje ne terezi!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Futja

        Erdhem dje nga Italia me rruge tokesore. Asnje problem deri ne Lezhe. Aty ishte trafik deri tek hyrja e autostrades. Nga ora 2 pasdreke kur arritem ne ne trafik dhe arritem tek hyrja e autostrades ne oren 8 te darkes’ pra 6 ore ne trafik. Turo i madh duke pare edhe turiste ne radhe te pafuqishem dhe te irrituar spse trimat me fuoristrada dhe me targa shqiptare ma dilnin perpara. Ti vi turp ktij shteti qe ben thirrje per turista dhe nuk ka rruge. Gjithe veriu dhe kush vjen nga jashte nga shkodra’ kane ne dispozicion nje rruge me 1 korsi per krah. Eshte e kote tju them stresin dhe lodhjen e pakufijshme qe na solli kjo situate. Dhe me e keqja eshte se policia kalonte me sirenat ndezur per te hap rrugen ministrave me mercedeza, kurse njerezia ne trafik pa luptim me 41 grade. Para se te ndertosh porte jahtesh’ nderto rruge se late nam. Jane te zhgennyer te gjithe. Pastaj bejne dhe tangarllik shqiptaret qe jetojne ktu se duan turista elite ama nuk ofrojne as rruge. Turp!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje