Plazhi i Kunës në Shëngjin po bëhet gjithnjë e më i preferuar nga pushuesit, sidomos ata që zgjedhin të udhëtojnë me kampera.Me rërë të artë, hapësira të bollshme publike dhe një peizazh unik ku takohen deti, laguna dhe pylli bregdetar, kjo zonë ofron një harmoni të rrallë natyrore.
I vendosur pranë Rezervatit Natyror të Kunës–Vain, plazhi nuk është vetëm një vend ideal për banjo dielli dhe not, por edhe një destinacion i përsosur për shëtitje në natyrë dhe vrojtim të shpendëve.
Çdo vit, numri i vizitorëve rritet ndjeshëm, duke treguar se Shëngjini fsheh ende thesare të pazbuluara, ku qetësia, bukuria dhe mikpritja bëhen një me detin dhe diellin.
Se dija që Kune-Vain, është në zonën e Shëngjinit?!!!!!
Vain eshte ne Ishullin e Lezhes, Kune eshte ne Ishullin e Shengjinit, Ndahen nga lumi Drini. Shengjini eshte veç, ska te bajne as me njanin e as me tjetrin, Gazetari te studioje gjografin, pak, jo shume por ta studiojne. Me respekt nga nji Ishllak.