Mëngjesin e sotëm, 16 gusht, “Kismet”, një nga jahtet më luksoze në botë, është parë në portin e Durrësit.
Ky mjet mahnitës, i gjatë 122 metra, është pronë e miliarderit pakistanezo-amerikan Shahid Khan.
Në bord mësohet se ndodhen 12 miliarderë, përfshirë biznesmenë nga Amerika dhe Irani.
“Kismet” është shpallur jahti më i bukur në botë për vitin 2025. Ai është prodhuar nga kantieri i njohur Lürssen dhe u lëshua në det në dhjetor të vitit të kaluar. Vlera e tij arrin 360 milionë dollarë, ndërsa kostoja vjetore për mirëmbajtjen kap 30 milionë dollarë.
Ndryshe nga superjahtet e tjera që vizitojnë shpesh portin e Durrësit, ky supermjet nuk do të furnizohet me karburant gjatë qëndrimit në qytet.
Jahti gjatë qëndrimit në qytet? Vërtet? Qekur jahtet hyjne ne qytet dhe flenë neper hotele? Sa te rrosh do mesosh, i thonë kesaj pune. Cili hotel ne Durrës e ka patur kismet kete jahtin Kismet? Hotel Kiameti, apo Hotel Mysybeti?
Ku e lexove o Trump që dikush do flejë nëpër hotele? Apo sa të rrosh do mësosh?
Me fat durrrusaket, do lahen ne fekalet e 12 miliarderve qe do shkarkoje jahti.
E c'lajm eshte ky per popullin .Sukses i madh. Zbarkojne,furnizohen ,,freskohen e me pas shurrosen e ikin .
Per ne do rritet mirqenia e per ata qe do lahen ne Durres do shtohen unfeksionet nga derdhja e fekaleve ...
si flisni sikur te jeni ritur neper jahte