Saranda e mbushur me turistë të huaj: Shqipëria është një zbulim i mrekullueshëm

24 Gusht 2025, 13:55Turizëm TEMA
Saranda e mbushur me turistë të huaj: Shqipëria është

Saranda është transformuar në një prej destinacioneve më të pëlqyera për të pushuar në Shqipëri nga turistët e huaj. Brigjet e kristalta të jugut të Shqipërisë, po kthehen gjithnjë e më shumë, në një destinacion të preferuar turistik për vizitore nga e gjithë bota.

Në Lukovë përveç turistëve shqiptarë, besnikë të fshatit turistik gjen edhe  pushues të huaj. Kryesisht gjerman e ukrainas te mahnitur nga natyra , ushqimi vendas dhe mikpritja e subjekteve të vogla ku familjet vendase presin pushuesit.

“Jam nga Gjermania, ne fakt po udhëtojmë neper bote dhe ndaluam këtu te shijojmë diellin dhe detin. Ky det është shume i bukur i madh dhe plot me hapësira publike.”

Maks nga Ukraina ka gjetur në Lukove, një vend për t’u rilidhur me natyrën dhe për të shijuar aktivitete që ofron deti. Ai ka zgjedhur të kalojë gjithë muajin në Lukovë dhe u sugjeron miqve të tij të vijnë aty, pasi plazhet aty janë një mrekulli që dora e njeriut mund t’i prekë me një buxhet fare minimal.

“Jam Maks, kam ardhur nga Ukraina, e gjeta Lukovën prej shokut tim i cili ka ardhur këtu me përpara dhe ka një biznes këtu. Po me pëlqen shume këtu, po relaksohem, po bëjmë xhiro me kajak në det.”

“Çmimet në përgjithësi janë dhe në varësi të vendit ku ulesh për të marrë shërbim, por janë të pranueshme. Mua me pëlqen këtu natyra, sepse me kujton vendin tim, dhe po jam i kënaqur këtu.”

“Kam marrë një apartament këtu dhe do të qëndroj gjithë muajin gusht. Kam marrë gjithë kohën time dhe po e shijoj këtu. Gjithë kohën po shpërndaj vendndodhjen dhe foto nga ky vend me miqtë e mi dhe po u sugjeroj atyre te vijnë këtu.”

Lukova që deri disa vite me parë  ishte e pamësuar me turiste të huaj, sot është destinacioni i tyre. Ky pushues nga Spanja ka mbërritur me familjen, për pushime dhe ndalesa e parë është fshati me bregdetin kristal.

“Është hera e parë që po vijmë në Shqipëri. Kemi ardhur të shohim një vend të ri, që po ndryshon shpejt, dhe që është ndryshe. Po shohim një vend që është duke ndërtuar, me një natyrë të mrekullueshme, dhe me plazhe mbresëlënëse dhe pse po shohim që në disa plazhe po ndodh ajo qe ndodhi edhe në Spanjë, duke bërë shumë hotele dhe ndërtime pranë detit, dhe kjo bën te humbi natyra dhe ajo që e bën Shqipërinë të jetë “ Shqipëria”.

Kemi takuar njerëz të mrekullueshëm në Shqipëri, njerëz të dashur që shprehin gatishmëri të na e bëjnë jetën më të lehtë, na ka pëlqyer shumë ushqimi sidomos peshku, keni gastronomi të mrekullueshme. Kemi për të vizituar Beratin dhe Tiranën dhe shpresoj se do të kënaqemi po kaq shumë dhe andej”.

Në një kohe kur turizmi shqiptar është në rritje, këto turistë të huaj dëshmojnë potencialin e madh turistik të vendit tonë, edhe disa kilometra larg qyteteve.(abc news)

2 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Arabi (kronistit): birazeri jem,un erdha per Novruzin m'tomorr,por mqs m'la gamori m'rruge thash po i fut nje t'lame t koqeve ketu m'det.....neser kismet po nisem per Tomorr me nji birazer autochthonous nga Kurveleshi...... allah uakbar!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Ç'farëdo gjë që ......... në jetë të kthehet prandaj kujdes ç'farë .........

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje