Aty ku lumi i Zagorisë bashkohet me rrjedhën madhështore të Vjosës, shfaqet një mrekulli e rrallë natyrore: Vjosa magjike. Kjo perlë e Ballkanit, e cila të lë pa frymë me bukurinë e saj, mbledh ujëra të kristalta që zbresin nga majat e Trebeshinës dhe Nemërçkës, duke krijuar një peizazh që duket sikur del nga një përrallë.
Fashti i parë që shfaqet sapo hyn në këtë grykë të mrekullueshme, është Peshtani. I vendosur mbi një shpat anës lumit të Vjosës,vetëm 16 km nga Tepelena, fshati ngjan me një perlë të fshehur, ku natyra e virgjër ndërthuret me një histori mijëravjeçare dhe kulturë të pasur.
Peshtani nuk është thjesht një vendbanim i zakonshëm; është porta hyrëse për në luginën e Zagorisë, duke ofruar jo vetëm pamje spektakolare, por edhe një udhëtim në traditat fetare dhe kulturore të zonës.
Sot, Peshtani po përjeton një bum në turizmin malor dhe historik. Ura mbi Vjosë dhe rrugët moderne e bëjnë të lehtë arritjen në këtë fshat për ata që kërkojnë aventura të paharrueshme. Kanionet magjepsëse, shtigjet për ngjitje, plazhi i Gurrave buzë lumit dhe ujërat termale të Bënjës – të vendosura vetëm pak kilometra më tej – janë vetëm disa nga mrekullitë që i presin vizitorët.
Çdo stinë sjell me vete një bukuri të re në këtë zonë. Në vjeshtë, ngjyrat e ndezura të pyjeve dhe majat e mbuluara me dëborë krijojnë një kontrast mahnitës, ndërsa në pranverë dhe verë, bluja e bruztë e Vjosës ndërthuret me gjelbërimin e pafund të natyrës përreth.
Gryka e Këlcyrës, vetëm pak kilometra më tutje, është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët, veçanërisht ata të huaj, të cilët vijnë për të përjetuar bukurinë unike të kësaj zone. Nëse jeni në kërkim të një udhëtimi që kombinon natyrën, historinë dhe mikpritjen shqiptare, ky rajon është një zgjedhje që nuk duhet humbur.
Se di kush e ka shkruajtur po per saktesi ska lum te zagoris po lumi drino kaqen e do jete.⁸
I thonë prroit të Zagoris....