Rreth 22 kilometra nga Tirana, përgjatë rrugës për në Shën Gjergj, ndodhet një nga mrekullitë më të bukura natyrore të Shqipërisë – Ujëvara e Shëngjergjit. Me një lartësi prej 30 metrash dhe e furnizuar nga burimet e Malit me Gropa, kjo ujëvarë tërheq vendas dhe turistë nga e gjithë bota që kërkojnë freski në ditët e nxehta të verës dhe një natyrë të virgjër gjatë gjithë vitit.
Lugina e gjelbëruar e Shën Gjergjit, me peizazhe të pasura në pranverë dhe të mbushura me ngjyra gjatë vjeshtës, është kthyer në një pikë të rëndësishme të malësisë së Tiranës.
Kjo zonë është përfshirë në projektin e 100 fshatrave, ku theksi vihet në zhvillimin e agro-turizmit. Vendasit po përdorin burimet natyrore për të nxitur turizmin rural, duke ofruar gatime tradicionale dhe mikpritje të ngrohtë, që po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë.
Gjithashtu, vitet e fundit është rritur numri i bujtinave në këtë luginë, duke ofruar akomodim dhe përvojë autentike për të gjithë ata që duan të zbulojnë magjinë e Shëngjergjit.
Fshati Shenmeri nen kembet e malit me gropa eshte nje tjeter pamje fantastike e zones se shengjergjit