“Një tjetër certifikim”, Rama: Shqipëria e para në Europë dhe e dyta në nivel global për rritjen e turizmit

30 Tetor 2024, 12:26Turizëm TEMA
“Një tjetër certifikim”, Rama: Shqipëria e para

Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit ka publikur të dhënat e tij, ndërsa Shqipërinë e rendit në vendin e parë në klasifikimin europian për rritjen më të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë dhe të dytin në botë.

Për këtë reagoi dhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se këto të dhëna dëshmojnë suksesin e padiskutueshëm në fushën e turizmit.

"Një tjetër certifikim ndërkombëtar për këtë vit turistik sapo vjen nga Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit, ku Shqipëria kryeson në klasifikimin europian për rritjen më të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë dhe renditet e dyta në botë pas Katarit të Kupës së Botës, teksa një “medalje e artë” na akordohet edhe sa i takon arkëtimeve nga turizmi, me rritjen më të lartë krahasuar me periudhën e para pandemisë.

9,7 milionë vizitorë të huaj nga janari në shtator të vitit 2024 dhe një diversitet i larmishëm tregjesh turistike në rritje, janë tregues të qëndrueshëm, por të sigurt se Shqipëria do të vazhdojë t’i mbushë muret me certifikata të tilla suksesesh ndërkombëtare, që përkthehen në më shumë të ardhura për bizneset, punësim për familjet dhe imazh pozitiv ndërkombëtar për Shqipërinë tonë, që as mund të imagjinohej pak vite më parë", shkruan Rama. 

 

2 Komente

  1. i
    i mbaruar midis te gjalleve

    I gjori piktor, vazhdon te iki per lesh, me nje shpejtesi marremendese, nga truri i tij i verbuar, qe nuk shikon, cfare ndodh ne kete vend.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dursakja

      Turizmi po na ndikon në rritjen e çmimeve që po na e vështirëson ekonominë familjare, si dhe po rrit çmimet e banesave që e bën të pamundur me jetë brezash pajisjen me një banesë. Në Itali të afërmit tanë shkolluan fëmijët, u pajisën me banesa(me punë të ndershme) duke filluar nga minusi(fillimi me borxhe). Fëmijët e tyre nuk kanë nevojë të ndihmojnë prindërit sepse prindërit e tyre janë të zotët e vetes me pensionin që do të marrin dhe prindërit janë përsëri ndihmë për to. Në Shqipëri ne prindërit kërkojmë nga fëmijët dhe pa i dhënë diçka se kështu ishte qeverisja e politikës që ne votonim. Tani mëshirohemi nga qeveritë. Turp për ta, fatkeqësi për ne!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje