“Parku Natyror “Drilon Tushemisht”, tërësisht i rilindur”, Rama publikon pamjet

19 Tetor 2024, 14:20Turizëm TEMA

 

“Parku Natyror “Drilon Tushemisht”, tërësisht i

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga Parku Natyror Drilon-Tushemisht, për të cilin thotë se është tërësisht i rilindur.

Rama shprehet se ky park natyror dhe Qendra e re e Vizitorëve krijon një gjerdan të ri dedikuar ekoturizmit në Pogradec.

“Një shembull i shkëlqyer i forcës transformuese të projekteve të mira ku së bashku me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit i jepet një tjetër hov turizmit të natyrës, duke ndërhyrë me metoda miqësore ndaj mjedisit për të shtuar turistët në këto perla natyrore si mënyra më e mirë e arritjes së turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të komunitetit”, shkruan Rama.

6 Komente

  1. P
    Pogradecari

    Propogande bajate, ka mbi tre vjet qe ka filluar punimet dhe nje vrime ne uje ka bere.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tani

      Skandaloze. Kane zevendesuar urat e drurit me ura hekuri. Beton kudo, stolat e drurit i kane bere betoni. Idiotesi totale, park natyror me hekur e beton vetem ne Shqiperi shikon. Spak ta hetoje kete projekt se jane per burg te gjithe.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dribloni

        N’a eshte bere Kumbaro si Vito Kapo. Plehrat mullar Driloni na e prishte.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kapterri

          Shif plehrat anës rrugëve o Sulltan. Mos shiko videot e retushuara që të çojnë servilët

          Përgjigjjuni
          1. B
            Banor i Prespes

            Gezohem per investimet qe behen kudo ne Shqiperi vecanarisht ne bregdetin e Adriatikut, te Jonit, buze Liqenit te Pogradecit,buze Liqenit te Shkodres deri ne viset e tjera ne jug- veri te vendit, por mendoj qe nuk duhet ta lini jashte vemendjes PRESPEN. Prespa me Liqenin e saj , me dhjetra kisha buze liqenit dhe Kishen e Ishullit eshte nje bukuri e ralle. Kerkohen Investime per infrastrukturen e fshatrave, kerkohet rikonstruksion te ketyre kishave te ndertuara brenda shkembenjeve, ku te perfshihen rikonstruksionin e afreskeve dhe te shkalleve per tu ngjitur tek kishat.Eshte shpallur Zaroshka si fshat turistik por deri nuk eshte bere as nje lek investim.Rruga eshte e ngushte dhe e demtuar buze liqenit nuk eshte vene dore etj. Fshatra si Pusteci, Gollomboci ,Gorica e Vogel dhe Bezmishtit te ndertuara ne kembet e Liqenit perbenje nje panorame e mbrekullushme. Kerkohen investime per ujin e pishim dhe per kanalizimin e ujrave te zeza, per asfaltimin e rrugeve te brendeshme te fshatrave. Banoret duke punuar kryesisht ne emigracion deri ne shtetet e largeta si Amerike,Kanada, Angli dhe Europe kane dhene kontribut per te ndertuar shtepi te bukura por ato marin vlere kur kane infrastrukture. Uroj qe keto rrjeshta te bien ne veshin e Qeverise. Trajtoheni Prespen njelloj si vendet e tjera te bukura te Shqiperise.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Komentues

              Bravo për dashurinë për vendlindjen tuaj!

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje