VIDEO/ 9.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 9 muaj: Turizmi malor në rritje të ndjeshme

13 Tetor 2024, 12:06Turizëm TEMA
VIDEO/ 9.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 9

Shqipëria ka mirëpritur rreth 9.7 milionë turistë nga janari deri në shtator të vitit 2024, duke shënuar një rritje të ndjeshme në të gjitha zonat turistike të vendit. Përveç bregdetit të njohur për bukuritë e tij spektakolare, turizmi malor ka përjetuar një zhvillim të veçantë në krahasim me vitin e kaluar, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë në peizazhet e saj të mrekullueshme natyrore nga Veriu në Jug.

“Paketa e Maleve,” e prezantuar së fundmi nga qeveria, pritet të rrisë më tej potencialin e turizmit malor përmes ofertave të posaçme që synojnë të nxisin zhvillimin e kësaj industrie. Kjo paketë do të përfshijë programe të veçanta dhe paketa turistike të dedikuara për të promovuar destinacionet malore dhe për t'u dhënë turistëve mundësi të reja për të eksploruar natyrën e virgjër dhe atraksionet historike që Shqipëria ofron në zonat malore.

1 Komente

  1. I
    Isha me ca shokë para ca diteve

    Edi Rama, bashkë me Turqit dhe Arabet, si do mosë në malet e Veriut ka ngritë Xhamie, vitë e fundit pa fundë. Që as në ato male shume të qeta, tallallet e Xhamive në gjuhën Arabe, nukë të lini që të flesh i qetë. Dhe tallalli ështe i rrezistrum me kastë, se pse aty nukë ka as Hoxhë, as banore. Si do mose mysliman, ndoshta janë dy shtepie myslimanësh, dhe ato dy shtepie mund të kenë brenda veç 6 ose 7, banor, maksimum. Dhe ky fashatë ishtë në iballe të Pukës. I pyta banoret dhe më thanë se as në kohën e pushtimit Turk nukë kishtë pasë Xhamie në fshatin iballe të Pukës. Edhe pse banorte ka ikur veç turista ka andej, prap së prap politikanët anti Shqiptare, ato vendë nukë i le të qeta, në bukuritë që ju ka dhën natyra dhe Zoti. Turp për pushtetarë tanë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje