“Le Figaro” rekomandon Shqipërinë: 1 nga 5 destinacionet europiane për t’u vizituar

13 Tetor 2024, 18:33Turizëm TEMA

“Le Figaro” rekomandon Shqipërinë: 1 nga 5 destinacionet

Shqipëria turistike merr sërish vëmendjen e mediave europaine. E përditshmja franceze “Le Figaro” e ka renditur vendin tonë mes 5 destinacioneve më interesante që duhen zbuluar.

Sipas medias franceze, Shqipëria është një vend ende i ruajtur, për t’u zbuluar dhe admiruar. Udhëtimi në Shqipëri konsiderohet një eksperiencë unike pasi historia e vendit sipas shkrimit karakterizohet nga aventura të shumta, që nga kolonitë greke të Ilirisë së lashtë e deri te osmanët.


“Vendet e saj të mrekullueshme arkeologjike dhe atmosfera e saj orientale në udhëkryqin e qytetërimeve emocionojnë çdo vizitor të saj” – thuhet në shkrim.


“Le Figaro” nënvizon se vendi është pothuajse të paprekur nga turizmi masiv. Rekomandohen vizitat në liqenin e Ohrit, parkun e Butrintit, por edhe qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës që janë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. 

Lini një Përgjigje