Sazani dhe Karaburuni u vizituan nga 55 mijë turistë, në 5 muaj janë realizuar 879 udhëtime me anije

20 Tetor 2024, 20:40Turizëm TEMA
Sazani dhe Karaburuni u vizituan nga 55 mijë turistë, në 5 muaj

Rritja e numrit të turistëve në vendin tonë është reflektuar edhe në vizitat me anije dhe mjete të tjera lundruese në ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit.

Sipas kapitenerisë së portit në Vlorë gjatë periudhës Maj-Shtator drejt këtyre dy destinacioneve janë kryer 879 udhëtime turistike me anije me kapacitet mbi 12 persona.

Në total gjatë këtyre 5 muajve, Sazanin dhe Karaburunin e kanë vizituar afro 55 mijë turistë vendas dhe nga vende të ndryshme të botës, si Italia, Rusia, Ukraina, Egjipti, Kosova, Maqedonia e Veriut, etj.

Autoritetet portuale bëjnë të ditur gjithashtu se për të kryer këtë aktivitet janë licensuar 15 anije turistike dhe se transporti i turistëve drejt Sazanit dhe Karaburunit vazhdon ende edhe gjatë muajit Tetor./Tv Klan

Lini një Përgjigje