
Hapësira të tilla bosh ne plazh do ketë më shumë sezonin tjetër për pushues vendas e të huaj.
Me rregulloren e re do të forcohen më shumë rregullat e transparencës së çmimeve, si për restorantet ashtu edhe për shezlongët, së bashku me përgjegjësi të shtuara për pushtetin lokal sa i takon administrimit të territorit dhe pastërtisë.
Kjo rregullore parashikon një menaxhim më të mirë ku do të lirohen rreth 120 parcela plazhesh, si edhe do të sanksionohet me ligj që në çdo 1000 metra, 300 metra të jenë detyrimisht publike.
“Parashikohet që nga 240 plazhe që ka bashkia e Vlorës, 120 prej tyre parashikohet që të jenë plazhe Publike. Ka dhe zona që mund të quhen problematike, siç është zona e Zvërnecit ku pas saj është pyll, dhe në atë zonë nuk ka asnjë hotel, dhe kjo do të jetë pothuajse e gjithë publike., ndërsa zona e Lungomares do të sërish e mbingarkua”, tha Aiken Hoxha, Specialist në bashkinë e Vlorës.
Ndërkohë operatorët kërkojnë që ndarja e hapësirës publike të mos jetë 70 me 30%, por e barabartë, sepse në këtë mënyrë favorizohen më shumë pushuesit, që në Vlorë nuk mungojnë as në fund të tetorit.
“Plazhet publike kanë qenë të pakta dhe për këtë të ndryshojë raporti 50 me 50%, pasi në qytetin e Vlorës turistët janë dhjetëfishuar dhe shumë prej tyre kanë marrë shtëpi me qira , dhe ata duan plazhe publike. Një njoftim ka ardhur këtë periudhë ku ,70 % privat dhe 30% publik, shpresoj që mos të jetë kështu, pasi në Vlorë ka plazhe të kufizuara, dhe hapësirat duhet të jenë 50 me 50”, tha Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistik.
Bla bla ,mashtrusa keshtu thate dhe beharin qe kaloi ,por i dhate te gjitha ,pervec 50 m vend te marina ku derdhet muti
Po ç'parcela o dredha-dredha! E paskeni ndarë me pacela tani?? Ato aq janë!! Plazhi i ri dhe i vjetër, triporti, Zvërnec, Radhimë.... Nga n'a dolën parcelat tani...!? Shanit Lelin dhe e bëtë dhe Lolo. Po ja që ky tjetri qenka më keq! Dredha-Dredha !
Jo more shkerdhata jo! Te gjitha plazhet duhet te jene te lira! Nuk eshte pronar as Kryeministri as Kryetari i bashkise. Njeriu te eci ne kembe dhe te vere cadren ku ti doje qejfi. Te tjerat jane pallavra! Te cohet populli dhe te protestoje per te drejtat e veta. Keta socialistet abuzojne se populli e urren opoziten me shume se keta.
Nuk kuptoje nje gje fare te thjeshte.Tani ,qe kemi 34 vite te hapur ,pse nuk marim shembull nga te tjeter.Ja ku eshte Italija,Greqija,Mali Zi, Kroacija e Spanja.Kam vizuar shume nga keto dhe kam konstatuar nje realitet te kundert me menyren se si cfytezohet vija bregdetare.Brenda vijes se verdhe te qytetit paporti midis plazheve publike me ato private eshte 4 me 1 .Jashte kesaje 1 me 4.Pra atje ku ka dendesi popullsije mbizoterojne plazhe publike.Llogjike normale per tu shebyer qytetarve.Kjo dhe per shume arsyje te cilesise se ujrave.Te jene pran plazhit privat mbetjet urbane te qytetit kanale ujrash e fekalesh e te paguash sa frengu pulen akomidimin eshte cmenduri e hajdutllet i paster me ndihmen e Bashkise.