VIDEO/ Misteret e Urës së Mesit: Arkitektura Unike dhe Legjenda e Tregtarit

8 Nëntor 2024, 11:33Turizëm TEMA
VIDEO/ Misteret e Urës së Mesit: Arkitektura Unike dhe Legjenda e

Ura e Mesit mbi lumin Kir, në Shkodër, një monument historik që daton nga viti 1768, njihet për arkitekturën e saj unike dhe është ndër atraksionet më të rëndësishme turistike në veri të vendit.

Sipas legjendës së njohur për këtë urë, një tregtar turk hapi disa gropa për të shuar gëlqeren, për t’i ardhur në ndihmë banorëve të zonës. Tregtari u largua për 20 vjet, dhe kur u kthye, gëlqerja ishte bërë një material i veçantë që lidhi gurët e urës pa nevojën për çimento dhe hekur. Kjo e bën Urën e Mesit unike, pasi mendohet se është ndërtuar vetëm me gurë dhe gëlqere të shuar.

Sot, Ura e Mesit mbetet një simbol i trashëgimisë kulturore dhe një destinacion i preferuar për vizitorët që vijnë të admirojnë strukturën e saj të veçantë dhe historinë e saj legjendare.

2 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Tregtari turk do "t'u vinte në ndihmë banorëve të zonēs", medemek, jo xhepit të vet. Goxha e besueshme. Dhe legjenda shumë e çuditshme. Kjo do t'i shtojē edhe më shumë vizitorët, të cilët, në mungesë të turkut, do t'u vijnë nē ndihmē banorëve të zonës.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pashai Turk

      Eh cfare mrekullie! Elegance dhe shije e rafinuar! Aferim e hallall osun kardashim. Cok Guzel.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje