VIDEO/ Rama publikon pamjet nga lumi Buna: Parajsë e fshehur pak kilometra nga Shkodra

16 Gusht 2024, 12:16Turizëm TEMA
VIDEO/ Rama publikon pamjet nga lumi Buna: Parajsë e fshehur pak kilometra

Lumi Buna është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj që zgjedhin të vizitojnë Shkodrën.


Pamjet e peizazheve mbresëlënëse që ofron Buna i ndau sot në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, që ndër të tjera thotë se “ Buna është një parajsë e fshehur vetëm pak kilometra nga Shkodra, ku natyra shijohet në një tjetër përmasë për të krijuar emocione krejt të veçanta gjatë këtyre ditëve të gushtit”.

Me qëllim nxitjen e turizmit, në Shkodër po zgjerohen investimet. Aktualisht në hyrje të qytetit në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës, po punohet për molin e ri me një platformë lundruese, e përshtatshme për lidhjen e varkave.

Ndërtimi i tre moleve në Shkodër si dhe ndërlidhja kufitare me lundrim dhe rrugë me fshatrat në breg të liqenit në Malin e Zi do t’i hapë një perspektivë krejt tjetër turizmit në këtë zonë.

1 Komente

  1. i
    i drejti

    merite e jotja vec nga ti u be buna keshtu nga te mirat qe sjell ti haaaaabuna ka qene gjithmone keshtu o loqe po kane qene baballaert tuaj qe shkaterruan cdo gje dhe e bene gardh per te mbajtur pushtetin dhe e lane pa asnje investim dhe cdo gje qe eshte bere fale mundit e djerses se emigranteve e privatit ju skeni bere asgje vetem premtime boshe.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje