
Saranda vijon të jetë destinacioni kryesor i korçerave të huaja gjatë këtij sezoni turistik.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga mbërritja e kroçerës “Explorer of the Seas”, e cila mbërriti sot në Portin e Sarandës.
“2700 turistë nga e gjithë bota mbërrijnë në Sarandë me të famshmen “Explorer of the Seas Cruise”, duke u prezantuar për herë të parë me kartolinën e bregdetit shqiptar që edhe këtë verë po mikpret shifra rekord vizitorësh”, tha Rama.
Kroçera u vizitua edhe nga kryetari i bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, i cili thekson se “ishte kënaqësi të vizitoj këtë anije të mahnitshme dhe të prezantoj bukuritë e qytetit tonë. Jemi krenarë që Saranda vazhdon të jetë një destinacion i preferuar për udhëtarët nga e gjithë bota”.
“Sot forcojmë lidhjet dhe promovojmë turizmin, duke hapur dyert e qytetit tonë për mundësi dhe emocione të reja”, tha Çaçi.
Turistët kanë vizituar Butrintin dhe sitet turistike e arkeologjike të Sarandës si dhe kanë shijuar kulinarinë shqiptare të zonës.
O burri i Lindes, u furnizu me nafte dhe Saranda nuk perfitoi asnje euro nga kjo vizite. Mos i kujto te gjithe debila si Mirela Kumbaro Furxhi.
Keto Koqeret nuk i do njeri,,Zbrasin fekalet dhe bejne kontrata te vizitojne Butrint me 5€ njeriu transporti brenda ….kur vetem hyrja ne Butrint ben 3 fish….Keta nuk hane nje Byrek ne Qytet ….Pordhe Propagande …ne Venecia i ndjekin me gure Keta…Saranda si vend Arab kudo fshatare duke shitur perime te pista e malokeria Tek agjensia tremb te huajt si mamluket….Shqiperia eshte shume shume larg evropes……nuk vij me ne Sarande me aq Lek shkoj ne Sardenje