UNICEF i kërkon Shqipërisë të ndalojë kalimin e varfërisë nga një brez në tjetrin

31 Maj 2012, 21:56Sociale TEMA

Opozita socialiste i kërkoi sot qeverisë të bëjë përpjekje më të mëdha kundër varfërisë së fëmijëve. Debati në parlament mori shkas nga ratifikimi i Konventës së Hagës “Për rivendosjen e detyrimit ushqimor ndaj fëmijëve dhe formave të tjera të mbështetjes për anëtarët e familjes së tyre”.

Deputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu, tha se varfëria e familjeve shqiptare rëndon drejtpërdrejt tek jetesa e fëmijëve të tyre, që vuajnë pasojat e rënda. Deputetja e opozitës citoi të dhëna nga studime të agjencive ndërkombëtare dhe shqiptare, sipas të cilave, Shqipëria ka rreth 32 mijë fëmijë jetimë socialë e biologjikë, dhe ndihma për ta është minimale. Vetëm 400 prej tyre jetojnë në fjetina të mbipopulluara, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë asnjë mbrojtje sapo mbushin 14 vjeç; por edhe fëmijët e varfër që nuk janë jetimë punësohen që të mbajnë familjet, dhe largohen nga shkollat.

Ndërsa deputetët e koalicionit qeveritar folën mbi përpjekjet që po bëhen nga strukturat shtetërore për të zbutur varfërinë e fëmijëve në shkallë vendi. Deputeti Tritan Shehu tha se megjithë problemet që ekzistojnë, qeveria ka arritur të përmirësojë gjendjen në mënyrë të dukshme, krahasuar me pak vite më parë, kur vdekshmëria dhe distrofia foshnjore ishte e lartë. Zoti Shehu tha se struktura ushqimore e fëmijëve dhe familjeve ka ndryshuar shumë dhe studimet tregojnë që distrofia është zhdukur nga popullata.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, publikoi disa ditë më parë një raport për Shqipërinë, ku kërkoi që të ndërpritet transmetimi i varfërisë nga një brez në tjetrin. Qeveria duhet të ushqejë, mjekojë dhe të shkollojë fëmijët e varfër njëlloj si të tjerët, edhe pse ka lindur nga prindër të varfër – thekson studimi – dhe se reduktimi i varfërisë duhet të fillojë me fëmijët. Sipas tij, 23 për qind e familjeve me fëmijë deri në 18 vjeç jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute, ndërsa 10 për qind e tyre jetojnë nën nivelin e varfërisë ekstreme, me vetëm 30-50 dollarë në muaj./VOA

10 komente në “UNICEF i kërkon Shqipërisë të ndalojë kalimin e varfërisë nga një brez në tjetrin”

  1. JETIMI says:

    Gëzuar 1 Qershorin fëmijë të dashur shqiptarë!
    Nënë Liria mendon për ju!

    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/childrens-day-erishajt.html

  2. Ben Chicago says:

    cfare varferie mor
    qeveria e doktorit te bllokut dhe e bllokut te ilir metes e ka lumturuar shqiperine

    1. trashegimia says:

      Ne po trashegojme “gjakun” me kanun dhe keta thone varferine ça je tuj thane he burr??!!!

  3. Media says:

    Varferia mjet neneshtrimi.
    Lapangjozet tane politike 70 vite,nje fakt kane pasur merak,femijet e tyre mos jetojne si femijet e popullit,dhe pas vdekjes tu lene femijeve sa me shume pasuri.Kete ka zbatuar:zogu,jenveri,ramka,nano,saliu,meta,dhe politikanet e tjere.
    Shikoni ku studiojne femijet e drejtuseve tane dhe sa e kane pasurine sot.
    Varferine palopolitikanet e tiranes e kane pasur dhe e kane metode neneshtrimi ndaj popullit per te mos i prekur ne temat e nxeta te pushtetit,perkundrazi te shelleren rehat ne cifligun shqiperi.
    Shoikoni meten,nanon,etj,si derra per nderzim,kur i zgjeruan rypat e tyre?

  4. shqiptari says:

    Mekatet e ketyre femijeve,nje dite do te renkojne edhe ne vare nese jane te vdekur keta kriminele.
    Po dhe me e keqeqja eshte dhe “censura” qe bejne keta mbi popullin,per te mbijetuar ne politike.

  5. raimondi says:

    Eshte turp qe te jesh ne Europe dhe femijet te vuajne per ushqim

    Asnje femije nuk duhet te vuaje per ushqim –Absolutisht !

    Opozita te hartoje nje ligj dhe ta coje ne [arlamen t [er miratim ,ku te thuhet qe ne shkollat pub like t ejept ushqim falas per femijet , te pakten nje vakt , ne dreke

    Gezuar 1 Qershorin per gjithe femijet shqiptare kudo qe jane !

  6. beni says:

    Me kete model qeverisje as qe nuk behet fjale qe te ulet varferia nekete vend te nemur, te gjithe boten te pasurit paguajne me shume se te varferit,ne te gjithe boten te aftet ecin perpara kurse ketu tek ne eshte e kunderta, ne te gjithe boten e civilizuar ka stradegji per shtresat ne nevoje kurse ne kete pis shqiperi mjaftohen me njezetemije lek,asistence lemoshe qe jua jep xhaxhi sala, ne te gjithe boten shteti i mbro qytetaret e tij kurse ne kete pis pushtet vetem i vret ata nuk mund te krahasosh vend ne bote qe te jene bere krime nga nje pushtet ndaj qytetareve te tij duke i vrare dhe pordhunuar ,sic eshte vjedhja e votes hapur, gerdeci hapur, 21 janari hapur,dhe per kete atyre nuk ju vihet shume faj se ata vijne nga nje pushtet i Enver Hoxhes qe nuk di tjeter,ky pushtet nuk di gje tjeter vetem qe te harxhoje energji per te mbajtur pushtetin, mjer populli per keta pisa pisash qe i kane hypur ne shpine ketij populli dhe duan qe tia pine edhe ate pike gjak qe i ka mbetur nga mbijetesa ne kete varferi te tejskajshme.Shikoni qe zihen si qente per te marre postin e presidentit ku ky popull tani ka halle te tjera, ky pushtet nuk duhet vetem te pengoje zhvillimin e ketij vendi te vjedhe sa te doje por politikat ekonomike dhe stradegjite e zhvillimit te mos i pengojene per arsye korruptive.

  7. Marin says:

    Sala te vazhdoje ta mbaje mire me bizneset me 10%, edhe Rama me 68 biznesmenet “e majte” qe ka futur ne parlament. Kjo ka rendesi, qe miliarderet te paguajne po aq sa ai qe kerkon ne kazan! Doni me drejtesi se kaq?

  8. tradita says:

    dhe mendoni se beni opopzitw dhe politikw me idiotwsira

  9. sal maloku says:

    me kete kryeminister vetem do te shtohet varferia se eshte i vetmi politikan qe nuk e do popullin e tij por eshte i prokupuar pas serbeve e sllobodaneve ,, pas fazlliceve e krempoticeve ky malarje e ketij vendi do qeruar sa me shpejt te jete e mundur qe dhe femijet te mos shkojne neper kazana per te siguruar buken e gojes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje